Ndalet Flamurtari, Skënderbeu hakmerret ndaj Besës
Janë luajtur sot ndeshjet e para të Kupës së Shqipërsë për fazën në grupe. Në Grupin A Tirana dhe Laçi kanë fituar me rezultat të njëjtë 3-1, por më interesant duket ai i Laçit që fiton në transfertën e Fierit Grupi B sjell dhe surpizën e parë, Kamza fiton 1-0 ndaj nënkampionëve në fuqi, Flamurtarit. Kurse takimi i luajtur në Durrës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Në grupin e luftës, pra C, krutanët shpartallojnë gjirokastritët, 4-1. Ndërsa Skënderbeu merr hak, fiton 1-0 në Kavajë. Në grupin D, pra grupi i fundit nuk sjell surpriza, pasi nuk diskutohej fitorja e Bylisit ndaj Dinamos dhe fitorja e Vllaznisë ndaj Elbasanit të një kategorie më poshtë. Ndeshjet e ardhshme do të luhen një javë më pas.
Raundi 1
Grupi A
Tirana Shkumbini 3-1
Apolonia Laçi 1-3
Grupi B
Teuta Pogradeci 0-0
Kamza Flamurtari 1-0
Grupi C
Kastrioti Luftëtari 4-1
Besa Skënderbeu 0-1
Grupi D
Bylis Dinamo 2-1
Elbasani Vllaznia 2-4
