E Shtunë, 31 Tetor 2026

I beson Thaçit

Behgjet Pacolli nuk dëshiron t’u besojë fjalëve të Kryeministrit se nuk e ka në plan të bëjë ndryshime të Qeverisë dhe t’ia ndajë AKR’së edhe një ministri. Ai vazhdon të besojë se do ta marrë edhe një dikaster qeveritar.

Partia e Behgjet Pacollit, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet me katër ministri në koalicionin qeverisës, PDK-AKR .

Kryeministri Hashim Thaçi, në një intervistë televizive, ka thënë se marrëveshjen për ndarjen e pushtetit me partnerët e koalicionit e ka zbatuar dhe nuk e ka në plan të riformatizojë kabinetin qeveritar.

Por, kjo deklaratë nuk i ka bindur udhëheqësit e partitë së pestë parlamentare - AKR’së.

Behgjet Pacolli, në një intervistë të shkurtë për Express, ka thënë se është i sigurt se partia e tij do të marrë edhe një ministri.

Madje Pacolli nuk ka dashur të besojë se Kryeministri ka deklaruar se nuk e ka në plan të bëjë ndryshime në Qeveri dhe t’i japë edhe një dikaster AKR’së.

“Unë nuk besoj se Kryeministri është shprehur ashtu. Unë jam i bindur kështu se shumë shpejt do realizohet marrëveshja në mes dy partnerëve të koalicionit”, ka thënë Pacolli, të mërkurën, nëpërmjet telefonit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›