E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e lejon askënd t’ia prek fytyrën

Këngëtarja, Jordin Sparks së fundmi ka zbuluar një detaj nga jeta e saj e që ka të bëjë me fytyrën. Fituesja e, “Amercian Idol” ka thënë se nuk e lejon askënd t’ia prek fytyrën madje, as grimerët e saj.

“Ndoshta kjo do të tingëllojë e çuditshme por unë nuk i lejoj as grimerët e mi të prekun në fytyrën time. Ky është një rregull dhe ata mund të përdorin vetëm furqa dhe sfungjer për të më grimuar”, ka zbuluar 22 vjeçarja.

Së fundmi, këngëtarja i është bashkuar yjeve më të famshëm për ta përkujtuar divën e muzikës, këngëtaren e ndjerë, Whitney Huston e cila ndërroi jetë në shkurt të vitit të kaluar./Indeksonlone/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›