"Berlusconi, më i keq se fundi i botës"

Aktori i njohur italian Roberto Benigni ka mendim negativ lidhur me qëllimet e Silvio Berluskonit për të kandiduar në zgjedhjet në Itali.Gjatë një interviste për mediat italiane, ai e ka cilesuar këtë si “ diçka më e keqe se njoftimi i fisit Maya për fundin e botës”.
"Kthim? Zoti na ndihmoftë!", bërtiti Benigni me humor në transmetim televiziv. "Nuk mund ta besoj! Edhe kjo na kish munguar! Ashtu si në filmat horror; Kur gjithçka duket e qetë shfaqet peshkaqeni, mumja, goxilla...", transmeton BW të ketë thënë aktori fitues i çmimit Oskar. "Berlusconi nuk ka asgjë për të humbur, i bën të gjitha; orgjitë, avokatët, të miturit. Përpiqet të kalojë mirë", thumboi Benigni, duke bërë gjeste dramatike. Silvio Berlusconi, tre herë kryeministër, u dënua në tetor për mashtrim financiar dhe aktualisht është duke u përballur me akuza në gjykatë për marredhenie seksuale me një prostitutë të mitur dhe abuzim me pushtetin. /Indeksonline/