Nuk e ndërron Realin me askënd

Trajneri portugez thotë se për momentin nuk do ta ndërronte klubin mbretëror me asnjë tjetër, në bazë të ecurisë së këtij sezoni.
“Ne ishim skuadra më e mirë në histori të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shënuam gjashtë fitore dhe diferencën më të mirë të golave. Pastaj në La Liga nuk e shoh askënd përmbi nesh. Është një skuadër e cila ka pikë të njëjta me ne, por e ka zhvilluar një lojë më shumë. Nëse të shtunën e marrim vetëm një pikë në Sevilla, do të jemi liderë. Dhe atëherë, me të vërtetë nuk do ta ndërroja këtë ekip me asnjë tjetër”, deklaroi ‘Special One’.
48 vjeçari e ka thumbuar edhe një herë rivalin e përjetshëm, Barcelona, me të cilën do të luftojë deri në fund të sezonit për ta fituar titullin e më të mirit. “Unë nuk dua të flas për ‘El Clasicon’. Ne nuk e ndiejmë inferioritetin ndaj askujt”, shtoi ai.
Në fund, Mourinho thotë se është i motivuar pasi që në klubin madrilen arriti diçka që jo shumë kush e kishte bërë. “Emri im i është bashkuar atij të Miguel Munoz, një simbol madrilen. Munoz dhe Mourinho janë të vetmit që i kanë fituar 15 ndeshje rresht”, nënvizoi ai.