E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washingtoni mirëpret zotimin e Medvedevit

Administrata e Barack Obamës ka mirëpritur zotimin e presidentit rus, Dimitri Medvedev, sipas të cilit ai do të hetojë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se dëshmia e premtimit do të shihet në mënyrën se si do të kryhet hetimi dhe se si do të zbatohen rezultatet e tij.

Clinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që protestat nëpër Rusi, të ndezura nga zemërimi rreth zgjedhjeve, kanë mbetur të qeta.

Clinton i bëri këto komente duke folur në Washington, së bashku me sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague, i cili tha se veprimet e Rusisë duhet të përcaktohen nga rezultatet e hetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›