E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk e njohim referendumin per Tajvanin"

Zevendesministri i Jashtem, Anton Gurakuqi, deklaroi dje se Shqiperia nuk e mbeshteste pavaresine e Tajvanit dhe per rrjedhoje as referendumin per emrin e tij. Kjo deklarate e numrit dy te diplomacise shqiptare u be ne Kine, gjate takimit qe Gurakuqi zhvilloi me ministrin e Jashtem kinez, Yang Jiechi. Ne kete takim u bisedua ne lidhje me marredheniet mes dy vendeve, ku dy perfaqesuesit e politikes se jashtme te dy vendeve u zotuan per ngritjen e ketyre marredhenieve ne nje nivel te ri.
Zv/ministri shqiptar dhe ministri i Jashtem kinez theksuan se marredheniet mes dy vendeve duhet te ekzistonin ne cdo fushe. Nga ana tjeter, te dy zyrtaret paraqiten qendrimet e tyre ne lidhje me ceshtjet nderkombetare dhe ato me interes per te dy vendet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›