Kaos per viziten e Gruevskit
Shume hamendje dhe lajme kontradiktore per viziten e Kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski ne Tirane dhe takimin e tij me homologun shqiptar, Berisha. Nje takim ky i shumepritur per te zgjidhur njehere e mire ate hije mosbesimi dhe problemesh qe kane lindur pas vendimin te qeverise maqedonase per ashpersimin e regjimit te vizave me Shqiperine. Nje konfuzion i tille eshte percjelle edhe ne mediat e te dyja vendeve, ku lajmi per anulimin e vizites se Kryeministrit maqedonas, Gruevski, ka sjelle dhe nje peshtjellim te metejshem te situates. Por, hamendesime se kjo vizite ishte anuluar ose shtyre, ju pergjigj dje zedhenesi i qeverise se Maqedonise, Ivica Bocevski. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i qeverise maqedonase ka theksuar se Kryeministri Gruevski do te vizitoje Tiranen ne gjysmen e pare te muajit shkurt dhe nuk eshte planifikuar asnje shtyrje apo anulim i saj. Sipas zedhenesit Bocevski, Ministria e Jashtme maqedonase edhe ajo e Shqiperise po punojne per te caktuar daten e sakte, kohezgjatjen dhe takimet e kesaj vizite. Zedhenesi i qeverise maqedonase theksoi se me caktimin e ketyre modaliteteve nga dy ministrite, ato do t'i beheshin te ditura mediave. Pak dite me pare, zedhenesja e Kryeministrit, Juela Mecani, ne nje konference per shtyp beri me dije se Kryeministri Berisha e mirepriste viziten e homologut te tij maqedonas, duke nenvizuar se ende nuk ishte vendosur data e sakte e mbajtjes se saj. Nderkohe qe, vetem dy dite me pare, menjehere pas takimit me Sekretaren amerikane te Shtetit, Kondoleza Rice, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, tha se po vazhdonin negociatat me palen maqedonase per rikthimin e regjimit te meparshem te vizave. Sipas Bashes, mes Shqiperise dhe Maqedonise ekzistonin shume elemente te perbashket ne kuader te integrimit te dyja vendeve dhe marredhenieve tregtare. Nisur nga kjo, shefi i diplomacise shqiptare theksoi se dy vendet kishin bazen e duhur qe do t'i ndihmonte ne zgjidhjen pa probleme te kesaj ceshtjeje. Nderkohe, nga ana e pales shqiptare, deri vone dje nuk ka pasur ndonje njoftim zyrtar, duke nenvizuar se ende nuk kane marre zyrtarisht njoftimin per anulimin apo shtyrjen e kesaj vizite. Pritet qe vizita e Gruevskit ne Shqiperi ne fillim te muajit shkurt te sjelle edhe rikthimin e regjimit te meparshem te vizave mes dy vendeve.
F.M
Kontradikta
Ne mediat maqedonase, qe ne mengjes, u emetua lajmi, sipas te cilit Kryeministri i ketij vendi kishte anuluar viziten e tij ne Tirane, te planifikuar per ta zhvilluar me 2 shkurt te ketij viti. Ka qene zedhenesi i qeverise se Shkupit, ai qe ne fraksionin e tre oreve e ka pergenjeshtruar lajmin, duke u shprehur se po punohet per daten e takimit ne Tirane te Kryeministri Gruevski me homologun e tij, Berishen.
Shqiperia
Qeveria shqiptare nuk ka preferuar deri me tani te jape asnje informacion zyrtar ne lidhje me hamendjen e krijuara dje per anulimin e vizites se Kryeministrit maqedonas ne Shqiperi. Interesimit te gazetes, burime zyrtare te qeverise i jane pergjigjur me deklaraten se nuk kane asnje deklarim zyrtar nga ana e qeverise se Shkupit per anulimin ose jo te kesaj vizite, duke zhytur situaten me ne heshtje.