E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e pret askush

Ky eshte lloji i takimit qe do kete Berisha me Merkelin ne Bruksel

Kryeministri është munduar të shesë pranë medieve të tij një lajm, sipas të cilit ai do të bëjë disa takime të rëndësishme në Bruksel. Në të vërtetë u bënë vite që atë njeri nuk e qas askush. Nuk ka marrë asnjë ftesë e nuk ka bërë asnjë vizitë në një vend tjetër. Për më tepër Shqipërinë nuk po e viziton kush. E shmangu Barroso, Ashton e së fundmi edhe Filip Gordon nga DASH. Po kë do të takojë Berisha në Bruksel? Ai thjesht do të shkojë në takimin e Partive Popullore Europiane, ashtu siç bën rregullisht. Në fakt e vetmja gjë që ka bërë këto vitet e fundit është se ka shkuar tek takimet e PPE. Kabineti i tij thotë se do takohet me Merkelin e Berluskonin. Dihet që vetëm sa do u japë dorën siç ndodh në një samit. Më pas do drejtohet për në Krans Montana, tek një njeri i paguar prej tij, të cilit i ka falimentuar samiti ekonomik që realizonte dikur. Berisha nuk flet më për ftesa e për pranim ftesash. Ëndrra për të takuar zyrtarisht Merkelin, Sarkozinë, ose qoftë edhe ndonjë drejtues në shtetet e tjera të BE ka vdekur. Tani nuk e qasin as në Bruksel, në Brukselin e BE-së e jo në atë të PPE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›