Nuk e vazhdon kontratën Ronaldo!

Cristiano Ronaldo nuk do të vazhdoj kontratën me Real Madridin. Lajmi konfirmohet nga mediat e lidhura me Realin sipas së cilave Ronaldo më së largu mund të jetë lojtar i Realit deri në vitin 2015, kur edhe i skadon kontrata.
Real Madridi nuk e ka ndërmend të i ofroj më shumë se 15 milion euro në vit në kontratën e re, gjë të cilën nuk do ta pranoj Ronaldo.
Rikthimi në Manchester United konsiderohet si dëshira e Ronaldos, ndërsa nëse dëshiron pagën e majme, CR7 mund të kaloj te PSG e cila pritet ti ofroj një mega ofertë./Indeksonline/