E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk është beteja ime!

Nga

Mero Baze

Po bëhen shumë ngjarje njëra pas tjetrës të cilat po evolojnë nga debati im publik me kryeministrin dhe familjen e tij në pushtet, tek hakmarrjet e tij financiare adminstrative, tek përpjekjet për të bllokuar botimin e gazetës përmes vendimeve arbitrare dhe selektive dhe në fund tek djegia kërcënuese e makinës para aparatmentit tim. Është një spirale e tërë e cila thellohet nga dita në ditë nga ora në orë, me synim personalizmin e betejës sime gazetareske me kryemisnitrin. I pafuqishëm të përgjigjet si kryeministër, frikacak të përgjigjet si njeri, ai ka zgjedhur rrugën e thellimit të konfliktit në cdo pikpamje që në fund kjo të mos quhet debat publik mes një gazetari dhe kryeministri, por inat personal dhe problem personal I një gazetari me dikë në pushtet. E kam vrejtur këto nga dhjetra detaje të fëlliqura të luftës së tij, që nga rruspat që u con prindërve në shtëpinë e tyre e deri tek banditët që dërgon para pallatit për të djegur makinën, që nga shantazhet financiare që bën mbi biznesin e deri tek spiralet administrativo politike që hap me njerëzit që mban nën sqetullat e papastra të tij.

Qëllimi është një dhe I vetëm. I pafuqishëm të mbrohet nga faktet publike që dalin kundër tij dhe familjes së tij në pushtet, ai kërkon ekstremizimin e luftës ndaj meje me shpresë se do ta kthej këtë në një betejë personale dhe do ta ndaj nga opinion publik. Këtë stil po pëpriqet ta injektoj në mediat që ka nën kontroll dhe tek gramafonët që përdor për propogandë publike.

Në të vërtet kjo nuk është beteja ime me Sali Berishën, me të cilin mund të isha përplasur I fundit në këtë botë për shkak të historisë sime me të djathtën dhe atë personalisht. Ky është aksidenti I madh I Sali Berishës me historinë.

Mandati I tij I dytë qeverisës, për të cilin unë ndjehem tashmë përgjegjës që kam luftuar aq shumë, dëshmoi jo vetëm që nuk arriti të mbaj premtimin e tij të madh për qeverisje me duar të pastra, por ndërtoi një sistem të pashembullt të monopolit familjar mbi qeverisjen dhe politikën. Ajo që shkrimtari ynë I madh Ismail Kadaraje e tha qysh javën e parë të pushtetit të tij, duke paralajmëruar se ka shenja të një pushteti tribal, u bë realitet shumë shpejt. Shteti tribal që ai tashmë ndërtoi dhe me të cilin po përpiqet të diktoj politikën dhe opinionin public, është kthyer në një betejë për mua dhe kolegët e mij të lirë. Unë nuk kam ndonjë betejë personale me Sali Berishën pasi nuk më duhet. Është shumë plak për tu marr me të dhe shumë e panevojshme një e shtyrë nga unë, kur ka shkuar me këmbët e veta në buzë të greminës.

Kur unë kam denoncur I pari lobimin prej djalit të tij dhe Fatmir Mehdiut të kontratës së zezë të Gërdecit, nuk kam pas inat me Sali Berishën, por dhimbje për të. Bashkë me të ka humb ëndrra ime dhe e mijra shqiptarëve për një kalorës kundër korrupsionit në vend. Kur unë kam parë I tmerruar se si djali I tij terrorizonte ministra dhe zyrtarë të emëronin banditë në vende kyce në polici, të firmosin kontartat e tij për Gërdecin në emër të “vëllait” të tij jo biologjik, se si kërcënonte biznesmen ndërtimi për tu mar përqindje nga tokat që ndërtoheshin nga liqeni po në emër të këtij “vëllai”, kur kam parë si arrestoheshin ata që hezitonin ose tentonin ta regjistronin shantazhin e tij, kur kam parë se Delijorgji, Taci dhe një sër e tërë biznesmnësh të akuzuar prej vet Sali Berishës, u bën klient të familjes Berisha, ai që jam tronditur kam qenë unë dhe jo Sali Berisha. Ky I fundit ishte duke e bërë këtë me vetdije. Kur kam parë emalet e Shkëlzenit dhe Argitës që I rekomandonin Elvana hanës punësimin e njerëzve të tyre duke e kthyer ISKSH në një dhomë e guzhinë të “Familjes”, kur kam parë se si Berisha kaloi në fondet e saj gjithë fondet e mjekësisë shqiptare të cilat qarkullojnë tek Banka Kredins, e cila pastaj u bë garant të paguante 87 miljon euro për privatizimin e ARMOS, isha I qart se shteti ishte kapur dhe “Republika e Duarve të Pastra” kishte vdekur.

Kur unë kam kërkuar që Lulëzim Basha të shkoj para drejtësisë, për shkak të abuzimeve të frikëshme në segmentin Rëshen Kalimash, nuk kam pas parasysh faktin që Lulëzim Basha ka vjedhur. Ai është nje “kollovar” I rnëdomt I Sali Berishës, që nuk bën dot zë, por ka detyrë vetëm të firmos. Tronditja ime ishte se tenderi u nis për Bektelin, një kompani prestigjoze amerikane, për të cilën dhe unë vet jam përpjekur to ofrohet që ditën e para dhe përfundoi tek ENKA, një kompani turke, presidenti I së cilës është një mik I vjetër, dhe shumë konfindecial I familjes Berisha dhe vet Berishës personalisht.Është I vetmi mik I familjes Berisha, tek I cili Berisha ka qenë familjarisht I ftuar dhe kur ka qenë në opozitë. Rishfaqja e tij në minutat e fundit në tender dhe shkuarja e vlerës së rrugës nga 420 miljonë euro në mbi 1 milard euro, më bën të dyshoj realisht se abuzimet shkojnë tek famija Berisha dhe jo tek qyqari Lulëzim Basha.

Kur kam denoncuar sekserin serbo boshnjak Damir Fazllic, nuk kam parasysh evazionin e rëndomt fiskal që bëjn shumë biznesmen në Shqipëri, apo pastrimin e pareve. Damir Fazllic nuk ka bërë krime të mëdha, zbulimi I të cilave mund të sjell cudira, por Sali Berisha ka bërë një hata të madhe, ka gjetur një serbo boshnjak për të bërë pazaret e shtëpisë së tij. Damir Fazllic thjesht ka blerë toka për park energjitik, dhe na ka shitur energji elektrike në emër të së bijës së Sali Berishës. Nëse nuk do ishte mik I Sali Berishës dhe nëse ky I fundit nuk do hidhej në luft për ta mbrojtur atë, duke shantazhuar dhe jetën e kryeprokurores së Përgjitshme përmes zagarve të vet, nuk do të egzistonte ndonjë aferë me emrin Damir Fazllic. Do të ishte një krim I zakonshëm ekonomik, kurse duke pasur në krah kryeministrin dhe vajzën e tij, jemi para një plackitje të shtetit nga familja në pushtet përmes një dorodoleci serbo boshnjak që ngrehet si gjel rrugëve të Ballaknit, si një milardier tre vjecar me paret e shqiptarëve. Paret nga llogari e tij I tërheq studjoja ligjore e vajzës së Sali Berishës dhe unë nuk di ndonjë mënyrë më legale për të tërhequr paret e fituara nga lobimi I pushtetit. Ky degradim politik dhe moral I Sali Berishës, është problem I tij. Beteja ime nuk është me Sali Berishën, por me kauzën e humbur të tij. Dhe kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë e shoqërisë shqiptare, e kolegëve të mij gazetarë që duan të punojnë dhe të jetojnë gjatë si gazetarë në këtë vend. Kjo nuk është betejë për ata që kanë halle për të zgjidhur me kryeministrin, për ata që kanë pengje nga e kaluara, për ataqë kanë dubël personalitet, apo për ata që mban nën sqetulla kryemisntri. Ata s’kanë punë me këtë betejë se nuk e përballojnë dot. Nuk është betejë as për atë pjesë të opozitës që ditën gëzohet kur sulmohet Berisha dhe në mbrëmje qetësonë klientët e tij, të mos shqetësohen se nuk I prek njeri nesër kur të vijnë në pushtet. Kjo nuk është betejë as për atë pjesë të drejtësisë apo policisë që është e kapur nga përfshirja në korrupsion. Ata nuk sillen dot, as si gjyqtarë, as si policë, por vetëm si ushtarë të Sali Berishës në rrugëtimin e tij drejt humnerës politike që e pret dhe duhet të ikën bashkë me të. Nuk është beteja ime të djeg makina si Ku Klas KLANI, apo të përleshem me policë duke hyrë në redaksi. Kjo është betejë për njerëz të lirë, për njerëz që duan profesionin e tyre, për njerëz që skan pengje nga e kaluara dhe që dijnë të ndjehen të lirë. Kam mijra për të mos thënë qindra-mijra, mesazhe soldiariteti dhe mbështetje pas perversiteteve të fundit të Sali Berishës dhe familjes së tij, që më bëjnë të besoj se kjo nuk është beteja ime. Shumica e heshtur do të dij të flas dhe të bëj betejën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›