E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora, Ministria e Brendshme: Situata nen kontroll

Ministria e Brendshme ka komentuar pas reshjeve te dendura te debores qe kane bllokuar nje pjese te madhe te zonave ne veri.

Nepermjet nje deklarate para mediave, zedhenesi i kesaj ministrie, Fatmir Konja ka theksuar se te gjitha akset rrugore aktualisht jane te kalueshme edhe pse ne disa prej tyre eshte i nevojshem perdorimi i zinxhireve.

“Shtabet e emergjences te te gjitha niveleve jane te organizuar dhe po bashkeveprojne per marrjen e masave per te perballuar situaten”, tha Konja. Me tej, ai shtoi se Policia Rrugore po punon intensivisht.

“Nuk ka pasur asnje aksident rrugor. Ne asnje zone te thelle nuk ka asnje rast urgjence shendetesore, por jane marre masat qe c’do te semuri t’i jepet ndihma mjekesore”, nenvizoi zedhenesi i ministrise. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›