Telashet e Bogdanit më 31 dhjetor
Gert Bogdani nuk e shijoi si duhet 31 dhjetorin. Kur gjithë njerëzit ishin me të dashurit e tyre dhe përgatiteshin të festonin ai duhet të merrej me deklarata për shtyp. Ai burri e thirri në telefon në mesditë, pak para drekës. Bogdanit I duhej të dilte jashtë ngaqë ishte tek shtëpia e gruas dhe aty nuk flet dot në sy të atyre me atë burrin. Dhe kur e pyesin kush ishte thotë ishte një nga puna në Bashki.
Doli në balkon dhe I ftohti I madh I 31 dhjetorit nuk e lejonte as të mbante shënime.
-Dëgjo, do bësh një deklaratë kundër këtij Bensik Bares. A I kemi kap tani. Se ka dal ai zotëria dmth si Sekretar për Mjedisin dhe është shqetësuar se është djeg makinë e Mero Bazes dhe ka ndot mjedisin. Atij duhet me I tregu vendin. Jo e kemi kap tani s’ka ku shkon. Se ti nuk e din por makina është djeg nga një shkëndij elektrike. E kam ditë që dje, paradite….
-Makina është djeg sonte në mesnatë ndaj të gdhiri I tha Gerti.Duhet të jemi të sakt.
-E di e di dmth e kam ditë si do digjej. Shkruj tani.
“Zëdhënësi I PD hedh poshtë me përcmim akuzat e Edi Ramës, sipas të cilave gazetarit të një gazete afër tij, të cilën Rama e bleu pas zgjedhjeve të vitit 2005, qeveria I ka djegur makinën.”…
-Sikur nuk shkon kjo doktor se ….
-Nuk di gjë ti, ka qenë I infiltruar. E kam ditur po s’ua kam thënë. Vazhdo shkruaj dy fjal kot aty dmth thuaj “PD dënon cdo akt ndaj cdo botuesi apo gazetari në vend dhe u kërkon autoriteteve kompetente të gjejnë shkaktërët e vërtet. Por gjithashtu PD konsideron një primitivitet të pacipë të Edi Ramës akuzat se makina e gazetarit afër tij, është djegur për qëllime politike.”
-Kjo fjala gazetar afër tij mos duket pak tepërim, tha Gerti.
-Gerti le të duket.Shkruaje një herë pastaj e shofim. Prit tani se tani kemi pjesën më kryesore. Ti do shkruash “E ftojmë Edi Ramën të organizojë një miting proteste në mbrojtje të fjalës së lirë , ashtu sic organizoi mitingun për të shpallur të aksidentuarin një të egzekutuar politik”.
-Cdo të thtoë kjo pyeti Gerti.
-Gerti, ajo është djeg nga një shëkndij elektrike e kam dit që dje. Por ai do thotë e dogji… e di unë cdo thotë ai. Ti mos u shqetëso se uën e kam dit që dje që do dogjej nga shëndij elektrike. Bile u kam thënë këtyre të policisë të rijnë gati. Kam njoftu, e di vet ti . Ti duhet me e ftu Edi Ramën të bëj miting për të. Kena dy përfitime. E para vërtetohet që ai është gazetar afër Edi Ramës, e dyta vërtetohet që Edi Rama gënjen se atë se ka djeg bodigardi I djalit tim e ka djeg shkëndija elektrike. Bodigradi djalit tim o zotëri mund të rrij para kujt pallati të doj, nuk ka pse e akuzon njeri. Ai është njeri I lirë. Mund të rrij me orë të tëra atje ku të ketë qejf. Nuk do pyes atë ku do rrij ai.
-Po nuk ka thënë gjë ai për këtë.
-Ka thënë, ka thënë, zoëtëri i ka thënë dikujt në prokurori para se të digjej. E kemi dëgju në telefon. AI është djeg nga shkëndijë elektrike s’kemi punë me të.
-Ashtu them dhe unë tha Bogdani. Le që vet e ka thënë që ka parë zjarrin. Zjarri nga shkëndija ndizet, se nuk ndizet nga zoti.
-Bravo, shko lexoje tani tek PD.
-S’kam celës doctor.
-Ku asht Flamuri.?
-Ka ik në Mavrovë me Genc Rulin dhe ca të tjerë nga qeveria po festojnë.
-Mirë kanë ba. E kanë ba punën e tyre. A e kan marr vesh thua për makinën e këtij… Thuaja pak të gëzohen. Të bëjn dhe ata një vit të ri tamam. Kam repsekt për Rulin. Ashtë lodh sivjet duke hedh firma dhe zë nuk ka ba. Armo, hidrocentrale vetëm firma ka hedh. Dhe atë firmën e fundit për këtë banditin për ta nxjer nga redkasia e ka hedh menjëherë. Jo sma ka prish. Mirë ka ba. Paska shku tek Hoteli I Elvanës në Mavrovë. Shumë I mirë ashtë. Më ka thënë këta të Bankës Kredins që e kan të mirë. Gerti kena ec këtë vit. Ka qenë vit I shpërthimeve të mëdha . Jo vetëm brenda por dhe jasht Shqipërisë po investojmë. Ku nuk po shkojnë investitorët tanë. Në Londër, po shesin toka, në Romë po japim kredi, në Ëienë po sheisn e blejnë. Gjtiahndej po hapin firma. Flet vet ky vit. Ka qenë vit I shpërthimeve të mëdha…Hajt gëzur!