E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimeve, Task forca inspekton tregjet në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka nisur sot inspektimin e tregjeve të kryeqytetit për parë nëse janë rritur çmimet për festat e fundvitit. Task forca e bashkisë ka fotografuar sot situatën në disa prej tregjeve të Tiranës ku ka konstatuar se në disa raste mungonte tabela e çmimeve.
 

Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk do të lejojë rritjen abusive të çmimeve dhe do të marrë masa ndaj shkelësve. Ajo ka theksuar se do të kryejë kontrolle të herëpashershme në tregjet e ndryshme të kryeqytetit për të mos lejuar rritjen e çmimeve abuzive për festat e fundvitit.
 

Ndërkohë tre ditë më parë kryebashkiaku Lulzim Basha u takua me përfaqësues të bizneseve të Tiranës ku u ka kërkuar këtyre të fundit të mos rrisin çmimet për festat.
 

Ai gjithashtu ka njoftuar se për 3 javë agjencia për mbrojtjen e konsumatorit do të veprojë si një task forcë për të penalizuar çdo tregtar që abuzon me çmimet.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›