E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ha mengjes? Do lindësh vajza

 

Gratë që bëjnë dieta hipokalorike apo që nuk hanë mëngjes me shumë propabilitet kur të mbeten shtatzanë do lindin vajza dhe jo djem.

Ketë e thonë disa shkencëtarë anglezë në një studim të ri të realizuar nga Exeter dhe Oksford, publikuar në revistën Proceedings që botohet nga Royal Society B: Biological Sciences

Studimi jep të dhëna të cilat provojnë që seksi i një fëmije është i lidhur me dietën e nënës dhe që një dozë më e madhe kalorish është e lidhur me farëzimin e fëmijëve meshkuj.

Ky studim ndoshta i jep përgjigje edhe faktit habitës që në vendet e zhvilluara ku gratë i nënshtrohen në vijimësi dietave të ndryshme, numri I meshkujve të lindur është prej vitesh në rënie, thotë Fiona Matheës e University of Exeter.

Në 40 vitet e fundit, përqindja e lindjeve të meshkujve në vendet e industrializuara ka pësuar një rënie në 1 për 1000

Në qeniet njerëzore, të tejkalosh mëngjesin si vakt, mund të interpretohet si aftësi e munguar e organizmit ndaj ushqimit, sepse nivelet e sheqerit në gjak, ulen

Pavarësisht se seksi i fëmijës përcaktohet nga babai, nivele të larta të glukozës inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e embrioneve meshkuj dhe shkurajojnë ato të seksit femër, edhe pse arsyeja e kësja është e vështirë të kuptohet.

Matheës dhe kolegët e saj kanë studiuar 740 gra shtatzana me fëmijën e parë dhe kanë zbuluar se 56 përqind e tyre me dendësi të lartë kalorish në momentin e farëzimit, prisnin fëmijë djalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›