Nuk hetohet incidenti Tahiri

E premte 09 Dhetor 2011 1536
INCIDENTI ME SAIMIR TAHIRINPamjet qe Vizion Plus mundi te fiksoje mesditen e se enjtes kane mbetur ende ne kufijte e nje zhurme mediatike. Burime nga Policia dhe Prokuroria kane bere te ditur se nuk kane nisur asnje hetim ne lidhje me incidentin e nje dite me pare dhe dhunen verbale e fizike ndaj deputetit Saimir Tahiri.
Ndersa nga Prokuroria e Tiranes thone se duhet te jete vete deputeti ai qe duhet ta vere ne levizje organin e akuzes duke depozituar nje kallezim edhe pse pamjet ishin publike dhe u transmetuan ne ekran. Deputeti Sajmir Tahiri i kontaktuar nga Vizion Plus tha se do te beje denoncim per incidentin e djeshem para se gjithash ndaj uniformave blu qe edhe pse prezent ne ngjarje nuk bene asnje veprim per te izoluar perplasjen me nje anetar te parlamentit te veshur me imunitet. Po keshtu zoti Tahiri tha se do te beje edhe denoncimin per personin qe shau dhe u perplas fizikisht me te duke perdorur fjalorin me banal te mundshem edhe ndaj policise se shtetit. Ne faqen e tij ne Facebook Sajmir Tahiri ka shkruar kete koment Gangsterrat sot bejne ligjin Pushteti bashke me polici struket pas frikes dhe zullumit...Turpi eshte shume pak
Shiko kroniken video ShareTweet
Shiko kroniken video ShareTweet