Tiranë, në pranga grupi, vidhnin motorë
Një grup kriminal që merrej me vjedhjen e motorëve në kryeqytet ka përfunduar sot në prangat e policisë.
Burime në policinë e kryeqytetit bëjnë të ditur se 6 persona janë vënë në pranga dhe 18 motorë janë sekuestruar gjatë operacionit të komisariatit nr 1.
Policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve, por thekson se grupi në fjalë kishte kryer një sërë vjedhjesh në Tiranë dhe Durrës.
Materialet e dokumentuara në ngarkim të 6 të arrestuarve i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.