E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama promovon "Kurban-in" në Tepelenë

Në një takim me banorë të qytetit, kreu socialist ka shpjeguar faktorët që e nxitën të shkruante librin.

Ndër të tjera Rama tha se libri adreson problemet e vendit dhe jep kontribut për zgjidhje. Sipas tij “Kurbani” nuk është libër me kujtime por një libër për të ardhmen.

“Reflektimi në libër është një pasqyrë për të parë të ardhmen. Ky libër nuk është për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë. Qytetet kanë nevojë për plane konkrete zhvillimi pasi po treten vlerat sociale, historike dhe turistike. Duam të ndërtojmë një Shqipëri të re demokratike” ka theksuar Rama.

Pas fjalës, kreu i PS-s1% Rama ka dhëne edhe autografe në librat që kishin të pranishmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›