Sulmi i Daul kundër Ramës fsheh një kontratë miliardere
Europarlamentari i djathtë, Jozef Daul, i cili sipas zyrës së shtypit të kryeministrit Berisha, citohet të ketë cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama si ndoshta pak të sëmurë mendor, mendohet se ka qenë kumbari i marrëveshjes 78.6 milionë euro, që Shqipëria nënshkroi në 2009 me Eurocopter për blerjen e helikopterëve për ushtrinë shqiptare.
Kryetari i Partive Popullore Europiane dhe europarlamentari i djathtë nga Strasburgu, njihet për mbështetjen e pakursyer ndaj qeverisë së Berishës. Fakti publikohet në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com.
Për më tepër, duke përdorur autoritetin e tij si kryetar i grupimit të djathtë dhe shumë i afërt me presidentin francez Sarkozi, euraparlamentari Daul, ka lobuar, jo vetëm në nënshkrimin e kësaj kontrate shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë, por edhe duke ndërmjetësuar me një kompani të njohur kanadeze, që prodhon mjete të aeronautikës dhe pjesë këmbimi për to, për të marrë pjesë që nuk justifikojnë çmimet që duhet të paguajë Shqipëria për këto mjete të ndihmës së shpejtë. shkruhet ndër të tjera në kryeartikullin e gazetës Shqiptarja. com, “Sulmi i Daul kundër Ramës, fsheh një kontratë miliardere të gazetarit Arben Rrozhani.