Nuk i besojnë deklaratës së MPJ-së

Deklarata e MPJ-së e cila erdhi pas dorëheqjes së Lulzim Pecit, po kritikohet ashpër në rrjetin social facebook. Disa kanë ironizuar se gjuha serbe është zyrtare ne Kosovë, disa me faktin se ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë flet shqip.
”Ceku, Hoxhaj, Citaku, Selimi jane vetem disa prej (zv) ministrave qe kane fol serbisht ne konferenca e takime, facebooka e tëittera. Jane te dyshimte? Duhet perjashtuar? Me fol serbisht ne Beograd eshte hajgare ne krahasim me koncesionet qe po i ben Thaqi me marreveshje. Ja pse na shohin vend gjysmë-autoritarian. Diktatura brina nuk ka”, ka shkruar nënkryetari i VV-së në facebook.
Ndërkaq, Lumir Abdixhiku është shprehur haptazi që nuk i duket e besueshme deklarata e MPJ-së.
”Pas dorëheqjes së ambasadorit Peci për shkak të kritikës së marrë nga kryeministri se ka kërkuar normalizim vetëm pas njohjes reciproke, zyrtarë të lartë qeveritarë kanë bërë të ditur se arsyeja e vërtetë prapa shkarkimit të tij kanë qenë takimet e shpeshta me shërbimin sekret serb. Kurrë në jetë nuk e kam taku' e as nuk e njoh Lulzim Pecin. Mundet me qenë gjithçka; ata që e njohin mund të dinë më shumë. Ama foret e vjetra, të ulëta e të bajatshme se është “spiun i Serbisë” vetëm atëherë kur i bëri publike marritë e pushtetit, këto nuk i han e blenë më askush! Linçimi publik i njerëzve dhe trajtimi si spiunë sa herë që mendojnë ndryshe prej pushtetit, zaptuesve e gjithë propagandës së tyre, tregon më së miri edhe derexhenë në të cilën u ra ky vend; në fund të fundit ja pse na trajtojnë organizatat prestigjioze si vend “gjysmë-autoritarian”? Veç edhe pushkatimi ka mbetë pa u provu edhe autoritarian të rrastë bëhemi!”, ka shkruar ai./Indeksonline/