E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Takimi i nesërm në Bruksel, kyç

Ivica Daçiq deklaroi se takimi i nesërm me Hashim Thaçin është kyç, pasi nga ai takim varet se çka do të raporotojnë Catherine Ashton dhe Stefan Füle.

Ai deklaroi se temë e tkaimit të nesërm do të jentë gjithë ajo për çka dy palët nuk kanë arritur të bien dakord në takimet e grupeve punuese për implementim.

Si raporton B92, pas takimit me shefin e diplomacisë sllovene Karl Erjavec, Daçiq iu tha gazetarëve se në letrën dërguar Ashtonit dhe Füles do të jetë gjithçka që është implementuar nga marrëveshja e nënshkruar më 19 prill në Brukse.

“Duam të përmbushim sa më shumë kur bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërkaq, në pyetjen se a mendon që nesër me Thaçin do të arrijë të bie në ujdi për gjithçka që grupet punuese nuk ia kanë dalë, Daçiq tha se nesër nuk do të bisedohet për të gjitha temat, sepse ekzistojnë afate deri kur ato që janë të shkruara në martrëveshje duhet të realizohen./indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›