E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i jep bastin, plagos shokun

Vënë bast për 2 mijë lekë, qëllon me armë automatike bashkëmoshatarin. Burime zyrtare nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se 25-vjeçari Maringlen Muke, nga fshati Kamenicë i Korçës, ka tentuar të vrasë bashkëmoshatarin e tij, Lirim Osmanin. Ka qenë mbrëmja e së dielës, kur dy të rinjtë, duke ndjekur një ndeshje futbolli në lokalin e fshatit, kanë nisur të debatojnë për një bast. Muke i ka kërkuar që Osmanit t‘i jepte 2 mijë lekë për një bast që ai e kishte fituar. Refuzimi i Osmanit ka bërë që 25-vjeçari të shkojë në shtëpi, ku ka marrë një pushkë, dhe është rikthyer në lokal, duke qëlluar mbi bashkëfshatarin. Pas ngjarjes, ai është kapur nga patrulla e policisë, dje, rreth orës 3.30. Ndaj tij rëndon akuza për "vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe ajo e "armëmbajtjes pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›