Dhunë dhe rrezik për jetën!!
Është një rubrikë që prej më shumë se 4 muajsh prezantohet çdo ditë të hënë te një nga faqet e aktualitetit në gazetën "Shqip". "Përtej Lajmit" është konceptuar për të tentuar zbardhjen e ngjarjes më të bujshme të kronikës së zezë për javën që "mbyllet". Për këtë shtatëditësh që sapo iku, faktikisht (duke dialoguar dhe duke u konsultuar me kolegun e rubrikës sportive Erald Kodheli), kisha vendosur të trajtoja dhunën në futboll. Shumë raste e kanë acaruar situatën deri në atë pikë sa që s‘po pyesim as për arbitra të huaj dhe as për sigurinë e jetës së futbolldashësve në stadiumet tona. Duket se është bërë normale gjakderdhja në fushën e blertë. Të kërkosh ndihmën e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e sportit më popullor në Shqipëri siç është futbolli, është një situatë që artikulimi: "jashtë kontrollit" është etiketimi më dashamirës. Por u vra një deputet dhe i prishi "planet"... Gjithsesi thelbi është ai që ishte: sa të sigurt e kemi jetën? Kush na mbron policia, apo një ligj më i fortë? Flasin për rubrikën "Përtej Lajmit" dy nga gazetarët më të vjetër sportivë, Tritan Kokona dhe Dritan Ikonomi.
Tritan Kokona
Drejtor për marrëdhëniet me median dhe publikun në F.SH.F
"Problemi i dhunës në sport është një problem më kompleks se sa duket në pamjen e parë. Mendoj se nuk mund të zgjidhet as nga vendimet e ashpra të komisioneve të FSHF-së, as nga qëndrimet konsekuente të vëzhguesve dhe delegatëve të këtij organizmi që drejton futbollin. Ky problem s‘mund të zgjidhet as nga masat ekstreme të forcave policore, që garantojnë zhvillimin normal të garës. Pavarësisht se të dyja institucionet janë shumë të rëndësishme për garantimin e zhvillimit normal të ndeshjeve, te fenomeni i dhunës në sport ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë. Si FSHF-ja ashtu edhe Policia e Shtetit, të vetme, asnjëherë nuk mund t‘i japin përgjigjen e duhur rebusit të dhunës në fushat dhe stadiumet shqiptare.
Për të folur për dhunën, në radhë të parë duhet të bëjmë analizën e thjeshtë, që mund të përmblidhet me pyetjet: Cila është baza e saj? Nga nxitet ajo? Përse diku shfaqet e egër dhe diku tjetër e kamufluar?
Dhuna është një fenomen që shfaqet në jetën e shqiptarëve çdo ditë. Kur zë një vend parkimi, për të mbajtur një radhë, për të kaluar përpara tjetrit dhe në njëmijë e një mënyra të tjera, çdo çast ajo është e pranishme në jetën tonë. Në sport, duket dhe bie më shumë në sy, për shkak të ndjeshmërisë që njerëzit kanë për këtë zhanër. Megjithatë dhunën në sport s‘mund ta ndash kurrë nga dhuna në mentalitet apo dhuna e përditshme që shoqëron jetën tonë.
Cili është ilaçi në këtë rast? S‘mendoj se është vetëm ligji. Sidomos në një vend si Shqipëria, ku të rrallë janë ata, që kanë respekt për të. Pas ngjarjeve të frikshme me huliganë, në mesin e viteve 1980, Anglia u vu vërtet në vështirësi. Çështja u shtrua deri në Parlament dhe politika u detyrua të ndërhyjë. Zgjidhja ishte e thjeshtë dhe e fortë: U hoqën gardhet me hekura që rrethonin fushën (Anglia është sot një model për mënyrën e organizimit të ndeshjeve) por u sanksionua me ligj që dhunuesi i fushës, dënohej penalisht. Pra kush hyn në fushë është një shkelës ligji dhe përfundon në gjykatë. S‘mendoj se vetëm kjo mjafton. Aq më tepër në një vend si Shqipëria, ku ende nuk është zgjidhur në mënyrë të drejtë problemi i pronës e jo më të flasësh për zgjidhje të drejtë të problemeve në futboll.
Një element shumë i rëndësishëm, që askush nuk e përmend kur bëhet fjalë për të luftuar dhunën, unë mendoj se është edukimi. Edukimi i futbollistëve, trajnerëve, presidentëve madje edhe i tifozerisë. Në 99% të rasteve, ai mungon. Madje përkundrazi, ai funksionon në të kundërtën. Po jap një shembull të thjeshtë. Presidentët e klubeve, që investojnë kaq shumë para për futbollin, asnjëherë nuk dënojnë një lojtar të tyre, për dhunën që shfaqin në fushë. Për institucionin e trajnerit as që mund të bëhet fjalë. Sepse lojtarët mund të bëjnë gjithçka përpara tij dhe ai mund të reagojë vetëm në një mënyrë: T‘i nxisë… Atëherë çfarë mund të presim?
Një shoqëri e emancipuar mund të gjejë forma nga më të ndryshmet për ta evituar dhunën. Por kjo duhet bërë, duke e konsideruar dhunën si një pjesë të saj, që duhet luftuar. Në momentin që do ta konsiderojmë atë, një ngjarje sporadike që ndodh rastësisht jashtë mënyrës sonë të jetës, atëherë kemi gabuar rëndë. Dhe dhuna do të shfaqet përsëri… madje e egër në një formë apo në një tjetër…
Dritan Ikonomi
Kryeredaktor "Sport 360o"
Ngjarja e Peqinit është thjesht një nga të shumtat që ndodhin rregullisht çdo javë në futbollin shqiptar, madje shumë më të rënda për nga përmasat. Kjo e fundit bëri më tepër bujë për faktin se në Peqin u thye një tabu, u ngrit dorë kundër gjyqtarëve të huaj, gjë që më parë nuk kishte ndodhur. Dhuna në futbollin shqiptar është një problem madhor që mund të zgjidhet vetëm me përpjekje madhore, të cilat kërkojnë detyrimisht bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve të futbollit, atyre shtetërore dhe të rendit. Pikërisht te mungesa e këtij bashkëpunimi zënë fill edhe problemet e shumta, sepse futbolli dhe shteti nuk e kanë parë kurrë njëri-tjetrin si partnerë, por si palë kundërshtare. Dora e FSHF-së ka qenë shpeshherë shumë e rëndë ndaj dukurive të dhunës, siç ishte rasti i Pukës, dënuar me dy vjet përjashtim për shkak të rrahjes masive të gjyqtarit Mentor Sopjani, ndërkohë që ndëshkime të përmasave të ngjashme ka pasur edhe më parë. E megjithatë, dukuria përsëritet. Arsyeja kryesore është se ndëshkimet e Federatës bien vetëm mbi klubet, të cilët paguajnë për bëmat e individëve apo turmave të papërgjegjshme, por FSHF nuk ka tagër të veprojë direkt mbi autorët e dhunës, të cilët ia hedhin pa u lagur, edhe për shkak të pasivitetit të policisë. Ka ardhur koha që të ndiqet shembulli i Anglisë, ku hyrja në fushë, qoftë edhe për të festuar, përbën vepër penale dhe ndëshkohet me burg. Po ashtu, individët problematikë ndalohen të ndjekin ndeshjet në stadiume, me detyrimin për t‘u paraqitur në stacionin më të afërt të policisë sa herë që luan skuadra e tyre. Por këto janë masa që nuk i përkasin federatës, ato mund të merren vetëm nga gjykata, bazuar mbi ligje. U takon ligjbërësve të hartojnë ligjet e duhura, duke marrë në konsideratë sugjerimet e grupeve të interesit, në këtë rast të komunitetit dhe autoriteteve të futbollit. Dhuna në futboll mund të marrë përgjigje vetëm nga dhuna e ligjit dhe kjo realizohet vetëm me një bashkëpunim të ngushtë të palëve që deri tani janë kundërshtare.