E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të fusë kanabis, prangoset ndihmësmjeku

Një ndihmësmjek i Paraburgimit të Durrësit është arrestuar të dielën nga policia e qytetit bregdetar pasi tentoi t‘i japë drogë një të burgosuri. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se është arrestuar Sokol Uka, 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 7.5 gramësh lënde narkotike e llojit kanabis sativa, të cilën e kishte fshehur në trup. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Sokol Uka është punonjës në Institucionin e Paraburgimit të Drejtorisë së Burgjeve në Durrës, me detyrë ndihmësmjek. Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se 36-vjeçari po tentonte të fuste lëndën narkotike brenda institucionit të paraburgimit për t‘ia dhënë të dënuarit Aldo Axhenti, i arrestuar nga shërbimet e policisë për veprën penale të "shitjes së lëndëve narkotike". Ndaj ndihmësmjekut rëndon vepra penale e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›