TROKITJA NE BE, NJE KREDI QE DUHET SHLYER
Vetëmburrjet e Kryeministrit Berisha pas dorëzimit të kërkesës së kandidimit për anëtarësim të Shqipërisë në BE i ngjasojnë atyre të një kredimarrësi mendjelehtë, që paratë e sapo marra borxh nga banka, i pandeh si pasuri të vetën. Nuk do të shohë as interesat shumë të larta që duhet të nisë t‘i shlyejë shumë shpejt, as faktin që bizneset që duhet të prodhojnë këto para nuk ecin mirë. Thjesht është i kënaqur që sot për sot ka jo pak para në xhep (s‘ka rëndësi se ato janë kredi) dhe nis t‘i bëjë rrush e kumbulla, duke festuar fitoren. Po cila është fitorja? Fitorja është marrja e kredisë! Sikur të gjithë kredimarrësit të vepronin kështu, jo vetëm ata por edhe gjithë sistemin bankar do ta kish marrë lumi. Sepse kredia (nga vetë fjala) bazohet te besimi se ai që i merr paratë nga banka, do t‘i kthejë ato të shtuara brenda një kohe të caktuar. Pak a shumë e tillë është marrëdhënia e Bashkimit Evropian me vendet që aspirojnë të integrohen në të. Evropa jep të drejtën për kandidim bazuar në besimin (kredinë) se shteti kandidat do të jetë në gjendje të përmbushë disa standarde politike dhe ekonomike që janë dhe themel i realizimit të të drejtave dhe lirive të njerëzve. Prandaj edhe çështja se sa e aftë paraqitet Shqipëria për përmbushjen e standardeve nuk ka të bëjë fare me ndonjë keqdashësi për të zbehur "fitoren historike" të Berishës, por është realizëm, është shqetësim për fatin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Evropë. Të mos shqetësohesh për standardet është të sillesh njësoj si ai kredimarrësi i papërgjegjshëm që duke mos e vrarë mendjen për interesat që duhet të shlyejë, përgatit falimentin e vet.
***
Kryeministri Berisha po përpiqet ta fryjë sa më shumë rëndësinë e kandidimit zyrtar, por të ndjekësh me vëmendje deklarimet e qarqeve politike dhe të diplomacisë evropiane, do të konstatosh tendencën e shfryrjes së tullumbaces së entuziazmit dhe përqendrimin te standardet, te detyrat e Shqipërisë. Më e afërta, ajo e zgjedhjeve të 28 qershorit që duhet të jenë të lira dhe të ndershme. E megjithatë edhe ato janë pak para malit të detyrave që ngrihet përpara. "Anëtarësimi nuk mund të kryhet brenda një nate", "Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë", "ajo nuk mund të anëtarësohet para vitit 2015" citohen të kenë thënë media me prestigj dhe personalitete të politikës. Nuk mund të të vijë mirë nga deklarime të tilla. Do të donim që pas kandidimit zyrtar, anëtarësimi i Shqipërisë në BE të shpallej njëzëri shumë i afërt. Po përse nuk ndodh kështu? Sepse nuk janë plotësuar ende standardet që do ta bënin Shqipërinë një vend plotësisht demokratik dhe plotësisht të lirë. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të qe një akt krejt formal sikur të ekzistonin të tilla standarde. Por është për të ardhur keq që thuajse 20 vjet nga rënia e komunizmit, nuk i kanë mjaftuar klasës politike për ta përafruar vendin më shumë me objektivin për të cilin u betuan në nisje të tranzicionit, objektivin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Madje janë konfliktualiteti politik, ambicia e liderëve për pushtet absolut, tendenca për kapjen dhe jo formësimin e institucioneve të pavarura, abuzimi me drejtësinë dhe jo pavarësimi i saj, manipulimi i medias dhe deri dhuna mbi fjalën e lirë, korruptimi galopant i qeverisjeve dhe një presion në rritje i botës së korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, varfëria masive, papunësia dhe niveli përgjithësisht i ulët i jetesës, ato që nuk e kanë lejuar Shqipërinë të ngushtojë humnerën që e ndan nga Evropa nga ajo që, kur ndodheshin të rrethuar me tela me gjemba, shqiptarët e quanin "Bota e Lirë". Thuajse dy dekada pas rënies së regjimit që mbolli telat e izolimit, shqiptarët nuk janë akoma të lirë të udhëtojnë, qoftë edhe me vizë, në Evropë dhe Perëndim. Shumica e shqiptarëve janë ende të izoluar nga Evropa dhe për këtë kanë faj në radhë të parë, politikanë të tillë si Sali Berisha, që kanë qenë në krye të proceseve politike (herë në pushtet dhe herë në opozitë) në këto 20 vjet.
***
Është ironike që të shohësh autoritaristin Sali Berisha, një nga penguesit kryesorë të integrimit të Shqipërisë në Evropë në këto thuajse 20 vjet, të jetë pikërisht ai që troket në dyert e BE me kërkesën e kandidimit të Shqipërisë për anëtarësim. Por kjo është vetëm ana ironike e kësaj tragjikomedie. Ana tragjike është se Sali Berisha dhe berishizmi, në pushtet ose jo, nuk do të rreshtin në përpjekjet e tyre për të minuar instalimin e standardeve evropiane dhe përgjithësisht të demokracisë liberale në Shqipëri. Dhe nuk është vetëm autoritarizmi, etja për pushtet që i shtyn të jenë kundër demokracisë liberale. Tashmë kundër demokracisë dhe drejtësisë së pavarur nga pushteti i tyre, i shtyn edhe pasuria përrallore e grumbulluar me korrupsion. Ndërsa Kryeministri Berisha i dorëzonte kërkesën e kandidimit homologut çek Topolanek, në Tiranë prokuroria dhe drejtësia janë angazhuar në një luftë të ashpër procedurash me njerëz dhe ministra dhe avoketër të Kryeministrit, për t‘i hapur rrugë gjykimit të disa prej kryeskandaleve të tranzicionit si ai i rrugës Rrëshen-Kalimash (ku dyshohet shpërdorimi i mbi 200 milionë eurove) apo ai i tragjedisë së Gërdecit, ku dyshohet se trafiqet e municioneve të qeveritarëve deri edhe familjarëve të Kryeministrit, ishin dhe rrënja e shpërthimit apokaliptik që rrafshoi shtëpi dhe fshatra, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë të pafajshëm. Tashmë përpjekjet e qeverisë "Berisha" për të obstruktuar hetimin dhe gjykimin e shkaktarëve të këtyre tragjedive është evident. Dhe vetëm kaq mjafton për të kuptuar se një qeverisje e tillë nuk është më e interesuar për daljen në dritën e gjykimit të një drejtësie të pavarur të të vërtetave të "Kalimashit" apo "Gërdecit". Dhe kur interesi i një Kryeministri dhe një qeverie nuk është më drejtësia, kjo do të thotë se nuk është as liria, që është e thuajse e njëjta gjë. Në qeverisjen "Berisha", autoritarizmi dhe korrupsioni kanë arritur aleancën, simbiozën e tyre perfekte. Dhe nuk mund të shpresosh se qeverisje dhe liderë të tillë do të punojnë për përmbushjen e standardeve të Kopenhagenit (si për shembull instalimi i shtetit ligjor) që dikton anëtarësimi në BE. Sepse instalimi i ligjit do t‘i jepte fund pushteteve që operojnë në shkelje të ligjit, që pasurohen duke shkelur ligjin, që fuqizohen duke abuzuar me ligjin. Prandaj edhe kur trokasin në dyert e BE me kërkesën për anëtarësim në dorë, politikanë si Berisha janë investuar me kohë që Shqipëria të mos nisë të bëhet si gjithë Evropa. Të paktën edhe për ca vjet. Ata bëjnë kujdes që Shqipëria të ecë vetëm me letra drejt Evropës, ndërsa me vepra të distancohet sa më shumë prej saj. Integrimi prej letre në Evropë nuk u prish asnjë punë as autoritarizmit, as korrupsionit të tyre. Madje një "integrim" i tillë maskon edhe më gjatë të keqen që po i bëjnë Shqipërisë, faktin që realisht po e mbajnë larg nga Evropa si në pikëpamje të standardeve ekonomike, ashtu edhe të atyre të lirisë dhe drejtësisë. Kohët i kanë treguar Berishës se demokracia dhe drejtësia sabotohen më mirë duke u betuar për to. Po sa mund të zgjasë ky maskim? Ndoshta 5-10 vjet ose, sikundër e quajnë ekonomistët, për një periudhë afatshkurtër. Ndërsa për periudhën afatgjatë njerëz të kallëpit të Berishës, që u intereson vetëm pushteti dhe pasuria sa janë gjallë, nuk e vrasin fort. Ata e dinë se në afatgjatë, sikundër thoshte dhe Kejnsi, ne do të jemi të gjithë të vdekur. Apres moi, le deluge.