E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i ndahet 70 USD/fuçi

Çmimi i naftës vazhdon të mbetet afër kuotës të 70 dollarëve për fuçi. Në dy javët e fundit ka pasur ulje-zbritje 65 dollarë, deri në 71 dollarë për fuçi, por mesatarja mbeti në nivelin e parashikuar nga ekspertët. Kështu, gjatë ditës së djeshme, në bursën e Nju Jorkut nafta pësoi një rritje të çmimit me 1.1 për qind, duke u shitur për 69.92 dollarë për fuçi, kur tri ditë më parë preku nivelin e 70.06 dollarëve. Luhatja e çmimit të naftës i dedikohet më së shumti valutës amerikane dollar, e cila çdo ditë e më shumë po dobësohet ndaj euros (dje ishte 1.407). Ndërkaq, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, konsumi për naftë në vitin 2012 do të arrijë në rreth 85.76 milionë fuçi në ditë (i njëjtë si me vitin 2008).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›