Shtyhet kompensimi monetar i ish-pronarëve
Qeveria kishte premtuar se fondin për ish-pronarët do ta shpërndante brenda muajit qershor 2009, madje para zgjedhjeve. Por fushata mbaroi, ndërsa Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, AKKP, deklaron se shuma prej 600 milionë lekësh e akorduar nga buxheti i shtetit do të shpërndahet në muajin shtator. Ky fond është planifikuar për vitin 2009 dhe prek disa kategori ish-pronarësh që iu është njohur toka e zënë nga shteti apo në formë ilegale. Ndërkaq, procesi i pranimit dhe regjistrimit të kërkesave po ecën normalisht dhe sipas të gjitha parashikimeve. Drejtues nga AKKP-ja bëjnë me dije se kriteret për përcaktimin e fituesit nuk kanë ndryshuar.
Nga fondi prej rreth 6.5 milionë dollarësh përfitojnë subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim. Ata do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme.
Ashtu siç është aplikuar edhe vitet e mëparshme, do të bëhet për vetëm deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet.
Deri tani, që nga fillimi i procesit në vitin 2005, për kompensimin monetar të ish-pronarëve kanë përfituar rreth 500 individë, kurse qeveria ka shpenzuar rreth 20 milionë dollarë.