Tatimet: Zgjedhjet nuk e "penguan" planin
Fushata zgjedhore dhe procesi i votimit nuk i ka penguar tatimet që të vazhdojnë punën normalisht, duke siguruar qëndrueshmëri në nivelin e të ardhurave. Drejtori i përgjithshëm i Tatim-Taksave, Artur Papajani, tha dje për "Shqip" se arkëtimet mbeten në nivelet e një viti më parë, konkretisht në muajin qershor 2008, me një rritje të lehtë. "Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i muajit qershor, për pasojë nuk kam shifra të sakta. Megjithatë operativet flasin për një nivel më të larë se 11.8 miliardë lekë, të realizuar në qershorin e vitit të kaluar, kur nuk kishim zgjedhje", tha Papajani. Sipas tij, "presioni" i vazhdueshëm ndaj punonjësve të administratës tatimore për të pasur si objektiv vetëm mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe jo fushatën, shmangu uljen e ritmit. "Nga eksperienca 20-vjeçare kujtoj se në zgjedhjet e vitit 2005, tatimet pësuan një rënie drastike të të ardhurave, për katër muaj me radhë. Megjithatë, deri atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra, si për biznesin ashtu edhe për tatimorët, në kontekstin e kulturës dhe ndryshimit të ligjit", u shpreh kreu i Tatimeve.
Fushata elektorale
Në listat e kandidatëve për deputetë nuk mungojnë persona që vijnë nga fusha e tatim-taksave, e për rrjedhojë shqetësimi i Papajanit mbetet i justifikueshëm. "Nuk mund të jap emra konkretë, por kam sinjale se punonjës nga administrata e tatim-taksave janë përfshirë në fushatën zgjedhore. Padyshim që këta persona do të ndëshkohen nga ligji në rast se vërtetohen dyshimet. Çdo veprim do të kryhet pas zgjedhjeve parlamentare", vijoi prononcimin kreu i Tatimeve, Papajani. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare 2005, institucioni i tatimeve u prek nga një reformë e thellë. Rreth 300 punonjës u larguan nga detyra, ku shkak kryesor ishte pjesëmarrja në fushatë, por në apelim gati gjysma fituan të drejtën për t‘u rikthyer në punë.
Monitorimi
Dy javë para fillimit të fushatës elektorale, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve nxori një urdhër për 12 drejtoritë rajonale, nga ku kërkonte angazhim të plotë në mbledhjen e taksave, pa pasur ndikim nga fushata elektorale. Shqetësimi lidhet me faktin se situata zgjedhore mund të ndikojë negativisht në mbledhjen e të ardhurave, për pasojë u ngritën 12 grupe pune për të mbikëqyrur situatën në terren. Konkretisht puna e inspektorëve tatimorë duhet të jetë e përqendruar te katër taksat kryesore: TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore.