Nuk i rrihet në shtëpi

Britney Spears e ka të vështirë për tu adaptuar me jetën e saj në shtëpi pasi ka kaluar një vit turne në vitin 2009.
Britney, e cila këtë javë ishte impresionuar me karakterin e Stewie nga filmi vizatimor “Family Guy”, gjatë kohës sa ishte në hotelin “Mondrian” në LA, tani është kthyer në shtëpi.
Këngëtarja ka qëndruar disa ditë gjatë javës me djemtë e saj Sean Preston dhe Jayden James.
“Ajo nuk ka asnjë arsye të jetë këtu. I duhet të punoj. Herë e kaluar ajo ka pasur njerëz me vete të cilët kanë qenë afër fëmijëve të saj përderisa të dy ata kanë marrë grip dhe këngëtarja nuk ka pasur medikamente të reagimit të shpejt”, ka thënë një burim për mediat amerikane.
“Në të njëjtën kohë, në vend që të kujdeset për fëmijët, ajo ka shkuar në palestër dhe ka pritur pediatrin për kujdes ndaj fëmijëve”.