E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ishte veprim unilateral - 20 vjet pas pavaresise se Sllovenise dhe Kroacise

Ne vitin 1991 u vune re shenjat e para te shembjes se Jugosllavise Shumica e njerezve ne Slloveni dhe Kroaci u shprehen nepermjet referendumeve pro pavaresise se republikave. Deshira e tyre per pavaresi u perforcua edhe nga tendencat nacionaliste te ish-presidentit te Serbise Slobodan Miloshevic. Me 25 qershor 1991 Kroacia dhe Sllovenia shpallen pavaresite. Sulmet e mepasshme te Ushtrise Popullore Jugosllave ndaj qyteteve kroate e shtyne Bashkesine Evropiane qe te vepronte. Hans-Dietrich-Genscher ekskluzivisht per ngjarjet e vitit 1991

DW Zoti Genscher disa qytete ose fshatra ne Kroaci kane nga nje rruge ose shesh me emrin tuaj. Mes banoreve te ishullit Brac madje ka plasur edhe nje grindje per bustin tuaj se a duhet te jete prej mermeri apo bronzi. A ju ben krenar nje vemendje kaq e madhe

Genscher Ketu une padyshim qe shoh mirenjohje ndaj qendrimit te atehershem te gjermaneve. Sepse vendimet qe duheshin marre asokohe nuk ishin aspak te lehta.


DW Cilat ishin marredheniet e atehershme mes Gjermanise dhe Jugosllavise

Genscher Une isha i mendimit se duhej bere gjithcka per ruajtjen e Jugosllavise. Si gjermane ne kishim marredhenie shume te ngushta me Jugosllavine. Kjo kishte te bente ne radhe te pare me faktin qe shume jugosllave sidomos sllovene dhe kroate punonin asokohe ne Gjermani. Por nga ana tjeter Jugosllavia ishte zone pushimi per gjermanet. Kjo do te thote se mbas Luftes se Dyte Boterore dhe mbas ngjarjeve te tmerrshme te asaj kohe ne ishim afruar shume me njeri-tjetrin. Prej kesaj ishte ndertuar nje raport shume miqesor. Pervec kesaj politika e jashtme gjermane shikonte te Jugosllavia nje faktor pavaresie. Pjesemarrja e nje shteti evropian ne levizjen antikolonialiste te shteteve pa bllok ishte me rendesi te jashtezakonshme. Kjo e bente te qarte se ajo nuk ishte nje levizje anti-evropiane por nje levizje anti-kolonialiste. Keshtu qe ne politiken tone Jugosllavia kishte nje pozite te vecante dhe per kete shkak ne kuader te Bashkesise Evropiane ne angazhoheshim per nje bashkepunim gjithnje e me te ngushte me Jugosllavine.

DW Ju keni hyre ne histori si nje nga mbrojtesit kryesore te idese se pavaresimit te kroateve dhe slloveneve. Ne fillim te vitit 1991 ju shpresonit ende qe Jugosllavia te mbetej ashtu sic ishte. Cfare iu beri ta ndryshonit kete ide


Genscher U be gjithnje e me e qarte se Milloshevici pretendonte pushtetin. Jugosllavia ne kohen e Titos donte te ruante pavaresine e saj kundrejt Bashkimit Sovjetik. Por kur ne Bashkimin Sovjetik pergjegjesine e moren persiper reformatoret kam parasysh Gorbacovin dhe Shevernazen uniteti brenda Jugosllavise u prish. Ne shikonim sinjale serioze te synimeve serbomadhe. Fjalimi i mbajtur ne Fushe-Kosove kishte luajtur nje rol shume te madh. Ndalja e rotacionit te presidiumit te Jugosllavise dhe heqja e autonomise se Kosoves dhe Vojvodines deshmuan se Milloshevici donte nje Jugosllavi tjeter. Pra nje Jugosllavi te dominuar nga Serbia. Kjo na e beri te qarte se tendencat e Kroacise dhe Sllovenise per pavaresi ishin te aresyetuara.

DW A mendoni se nje nderkombetarizim me i hershem i konfliktit per shembull njohja e Kroacise dhe Sllovenise do ta kishte penguar futjen e Ushtrise Popullore Jugosllave ne Dubrovnik dhe Vukovar

Genscher Une besoj se ka shume mundesi qe nje qendrim me i vendosur i bashkesise nderkombetare ti pengonte ose te pakten ti bllokonte zhvillimet qe na u desh ti perjetojme me vone. Brenda bashkesise nderkombetare ne kemi folur atehere shpesh per keto ceshtje. U ngrit komisioni Badinter-Herzog i cili kishte per detyre qe te percaktonte parakushtet per njohjen e shteteve te pavarura. Kjo tregonte se ceshtja e njohjes nuk ishte dicka qe e kishin ne mendje vetem gjermanet por edhe Bashkesia Evropiane ku diskutohej seriozisht e vendoseshin rregulla se si duheshin njohur keto pavaresi. Gjate gjysmevitit te dyte 1991-it u pa qe Milloshevici bente biseda zvarritese me kedo qe donte por qe ne fund dilte se ai nuk deshironte ate Jugosllavi qe perkonte me idene e themelimit te federates.


DW Gjermania kritikohet vazhdimisht per unilateralizem. Gjermania e njohu Kroacine me 23 dhjetor 1991 dhe me pas me 15 janar 1992 si te gjitha shtetet e Bashkesise Evropiane filloi marredheniet diplomatike me te. Ishte nje veprim unilateral apo jo

Genscher Me 17 dhjetor u be mbledhja e Bashkesise Evropiane. Aty u vendos qe Kroacia dhe Sllovenia duke filluar qe nga 15 janari 1992 te njiheshin si shtete te pavarura. Ne ate takim une thashe se ne sigurisht qe do ti permbahemi marreveshjes qe te mos bejme asnje hap pa vendim te Bashkesise Evropiane. Dhe ne ne kete ceshtje iu permbajtem ne menyre korrekte vendimit. Vendimin per njohje e morem me 23 dhjetor por ai hyri ne fuqi vetem me 15 janar 1992. Ne kete date vendet ishin njohur edhe nga te gjitha shtetet e tjera anetare te Bashkesise Evropiane. Gjermania qe ne fillim pat thene se ne nuk do te beje hapa unilaterale. Dhe vendimi sic thashe ishte njezeri. E ai solli paqe. Sepse si rezultat i nderkombetarizimit te ketij konflikti ne fillim te janarit 1992 Miloshevici shpalli perfundimin e luftesndashlufte te cilen ai e kishte filluar vete kunder te dyja republikave. Kjo do te thote se ishte nje vendim qe solli paqen.

DW Megjithese ishte nje vendim njezeri nuk ishin te gjithe entuziaste per njohjen e Kroacise dhe Sllovenise disa anetare do te kishin preferuar te pritej edhe pak kohe.

Genscher Po kemi te bejme me nje bashkesi ku njeri e pershendet nje vendim me shume se tjetri por cka eshte me rendesi eshte fakti qe ky vendim u mor njezeri dhe qe nuk ishte nje hap unilateral.


DW A mos valle ne vazhden e njohjeve te Kroacise dhe Sllovenise u la ne harrese shqetesimi per Bosnjen A nuk mund te perfytyrohej qe atehere se cfare i priste boshnjaket


Genscher Lufta qe u be atehere ne Slloveni dhe Kroaci tregoi qe Bosnja ishte nje fuci baroti. Vazhdimi i luftes kunder Sllovenise dhe Kroacise padyshim qe do te kishte vene ne levizje qe heret luften ne Bosnje.


DW Po perse atehere nuk u njoh menjehere pavaresia e Bosnjes

Genscher Ky zhvillim nuk ishte aq i perparuar. Dhe sipas bindjes sime ishte e rendesishme qe ne fillim te kufizoheshim tek Sllovenia dhe Kroacia sepse aty sundonte lufte.

DW Komisioni Badinter-Herzog konstatoi se edhe Maqedonia i permbushte kushtet per njohje. Perse nuk u njoh edhe Maqedonia ne te njejten kohe si Kroacia dhe Sllovenia

Genscher Ne seancen e 17 dhjetorit 1991 nuk pati asnje vend qe sugjeronte njohjen e Maqedonise. As ne nuk e beme.


DW Pra thjesht nuk ishte teme

Genscher Ndoshta eshte me mire te themi se ende nuk ishte teme.

DW Sot 20 vjet me vone Sllovenia eshte tashme anetare e BE-se Kroacia do te behet mbas dy vjetesh. Atehere u tha se njohja ishte nje paradhenie mirebesimi ndaj ketyre vendeve. A ju kane zhgenjyer tashme Kroacia dhe Sllovenia apo mendoni se kane merituar besimin tuaj

Genscher Ato e kane merituar besimin tim. Nuk ishte rruge e lehte per keto vende dhe ato e kane pershkuar ate me vendosmeri te madhe.

DW Nje vend tjeter eshte duke trokitur ne portat e BE-se Serbia. Me dergimin e Mladicit ne Hage u hoq nje pengese e madhe nga rruga. A mendoni se Serbia e meriton te jete vendi i ardhshem qe hyn ne BE


Genscher Serbia sigurisht qe me kete e ka shmangur nje pengese te rendesishme. Dhe une si atehere ashtu edhe sot nuk kam pasur kurre dyshim qe nese ajo i ploteson te gjitha kushtet ka te drejte te behet anetare e BE-se. Une e kam thene gjithnje se e ardhmja e popujve te Jugosllavise eshte ne BE. Ata nje dite prej ditesh sa me heret aq me mire do te gjenden se bashku serish si anetare te barabarte dhe te barasvlershem te BE-se.

Autor Rayna Breuer/Zoran Arbutina/Anila Shuka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›