E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria kontrollet kufitare dhe Kroacia - Perfundon samiti i BE-se ne Bruksel

Kriza politike ne boten arabe ishte nje nga temat sunduese ne punimet e samitit te premten. Kreret e shteteve dhe qeverive evropiane u shprehen per denimin e Sirise ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. BE denon ne menyren me te ashper shtypjen e vazhdueshme te popullsise si edhe dhunen e papranueshme dhe shokuese me te cilen regjimi sirian vepron kunder popullit te tij.

BE ashperson masat kunder Sirise vazhdon angazhimi ushtarak ne Libi

Ne te njejten kohe BE ashpersoi sanksionet kunder Sirise Tanime u zgjerua ndalimi i hyrjes ne Evrope per 30 persona jo me per 23 vete si me pare ne te njejten kohe BE vendosi per ngrirje te pasurise. Nga keto masa preken edhe tre komandante te gardave te revoluciit iranian. Ata kane trajnuar forcat siriane te sigurise per shtypjen brutale te opozites.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i Keshillit te BE-se Van Rompuy duke folur ne samit

Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy u prononcua edhe per gjendjen ne Libi Persa i perket Libise ne do te vazhdojme te mbajme trysnine ushtarake persa kohe Gaddafi eshte ne pushtet. Ne te njejten kohe se bashku me partneret nderkombetare ne po pergatisim tranzicionin demokratik.

Marreveshja Shengen cenohet por vetem ne menyre te kufizuar

Nje nga pasojat e transformimeve politike ne Afriken e Veriut dhe ne boten arabe eshte fluksi i shtuar i refugjateve ne BE. Edhe per kete ceshtje samiti i BE-se dha nje pergjigje te premten. Nga njera ane ata theksuan rendesie e perspektives per te rinjte ne keto vende. Nga ana tjeter Van Rompuy deklaroi se ne kushte te caktuara shtetet e BE-se do te rivendosin kontrollet e brendshme kufitare. Keto kontrolle te kufizuara ne kohe dhe ne vende te caktuara duhet te behen vetem kur shtetit te prekur nuk i ka mbetur asnje mundesi tjeter per te kontrolluar pjese te kufijve te tij te jashtem keshtu u shprehen kreret evropiane.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi Une e shoh marreveshjen e Shengenit si shume te rendesishme. Por kam bere te qarte se po qe se ajo nuk reformohet ka rrezik qe te behet e pavlefshme.

Liria e levizjes dhe udhetimit eshte njera nga te arritjet me te rendesishme te BE-se prandaj ajo nuk duhet te kufizohet tha presindenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift BE pranon Mario Draghin si shefin e ri te BQE

Mario Draghi dhe italiani tjeter Franca ankohet ne samit

Nje nga pikat e samitit qe konsiderohej e mbyllur shkaktoi debat ne minuten e fundit. Kreret e shteteve dhe qeverive te vendeve evropiane konfirmuan Mario Draghin si drejtorin e ri te Bankes Qendrore Evropiane por vetem pasi italiani tjeter Lorenzo Bini Smgahi hoqi dore nga posti i tij ne drejtimin e BQE. Franca u ankua qe pas largimit te Jean-Claude Trichet nuk ishte me e perfaqesuar ne drejtimin e Bankes Qendrore Evropiane. Kancelarja Merkel e pershendeti kete vendim. Merkel theksoi se vendimet financiare dhe ato per politiken ekonomike qe u moren ne samit jane shume te rendesishme per Evropen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Herman Van Rompuy dhe kryeministrja kroate Jadranka Kosor ne samit

Kroacia brenda BE-se

Ne fund te samitit erdhi edhe nje lajm tjeter i mire. Anetaresimi i Kroacise ne BE si anetari i 28-te i saj. Presidenti i Komisionit Evropian Barroso Kroacia - ky eshte nje vendim historik. Shpresoj qe cdo gje te vazhdoje te shkoje mire ne menyre qe ta pershendesim Kroacine si anetarin e 28-te me 1 Korrik 2013.

Ende brenda ketij viti do te nenshkruhet marreveshja e pranimit. Pas ratifikimit te tij nga shtetet anetare nuk ka em asnje pengese per anetaresimin e Kroacise ne 1 Korrik 2013.

Autor Daphne Grathwohl/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›