E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e çiklistëve lakuriq

Rreth treqind çiklistë të zhveshur u mblodhën në protestën e përvitshme "Ciclonudista Lima". Çiklistët lakuriq shëtitën 11 kilometra nëpër rrugët e qytetit Lima dhe kërkuan më shumë të drejta për çiklistët në rrugë, në raport me shoferët e makinave.

Me këtë aksion ata dëshirojnë të promovojnë ngarjen e biçikletave si mënyrë e transportit që ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe ambientit.

Organizata “Cicloaxion” e cila organizon këtë garë, porosit që të gjithë pjesëmarrësit të jenë nudo, pasi me trupat e tyre dëshirojnë të dëshmojnë sesi trupi i njeriut është i brishtë në krahasim me makinat komplekse, siç janë automobilat dhe automjetet tjera.

“Ciklonudistët” organizohen që gjashtë vite rresht, ndërsa rregulla e vetme është që të jenë krejtësisht lakuriq, me mbathje të brendshme ose me trup të ngjyrosur derisa ngasin biçikletën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›