E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezë të ziera në urinë fëmijësh specialitet në Kinë

Duke pasur parasysh se shumica e gjërave që përdorim në jetën e përditshme janë prodhime kineze, nuk na habit fakti se edhe kjo recetë kineze së shpejti do të bëhet pjesë e shprehive tona gatuese.

Specialiteti, i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar në provincën Zhejiang, përgatitet në atë mënyrë që vezët zihen në urinën e fëmijëve meshkuj deri në moshën 10- vjeçare.

“Urina e tyre mblidhet çdo ditë nëpër shkolla dhe me enë i dërgojnë drejt e në restorante”, sqaroi Lu Ming, kryekuzhinier.

“Vezët pastaj zihen në urinë, së pari me gëzhojë, e më pas edhe pa gëzhojë. Vetëm atëherë janë gati për konsumim. Ushqimi është i shëndetshëm dhe i pastër, ndërsa është i mirë për përqendrim, shëron ethet dhe të jep energji”, thotë kuzhinieri me përvojë.

Edhe pse ushqimi është specialitet lokal, Ming shpreson se kjo recetë tradicionale do t’i shtohet listës së prodhimeve kineze që eksportohen.

“Momentalisht po përpiqemi të nisim eksportin, pasi dëshirojmë që edhe pjesa tjetër e botës të kënaqet me kuzhinën e shijshme kineze”, tha Ming.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›