Ylli Manjani: Xhezair Zaganjori nuk është kandidaturë e LSI-së
Ka ca ditë që thuhet se Berisha ia ka lënë Metës në dorë çështjen presidenciale, e për këtë arsye, ka fituar terren ideja se të gjitha kandidaturat e përfolura dje dhe sot janë të përgatitura nga LSI-ja; më saktë, personalisht nga Ilir Meta. Ylli Manjani e hodhi poshtë këtë perceptim a thashethemnajë në programin Top Story në versionin e paradites (Top Story ish ngritur sot për të shoqëruar me komente fillimin e procedurës presidenciale). Nuk është e vërtetë, tha ai, që kandidaturat e dala janë të LSI-së; ato janë të maxhorancës. Ndërsa lidhur me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, Manjani ishte kategorik: Kjo kandidaturë nuk ka dalë nga LSI-ja.
respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/5/30/ylli-manjani-xhezair-zaganjori-nuk-eshte-kandidature-e-lsi-se