E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk jetoj dot pa gruan”, var veten 53-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Krisja në çift dhe vendimi i bashkëshortes për të t i dhënë fund martesës ka shtyrë një 53-vjeçar ti japë fund jetës. Kishte disa kohe që kishte konflike në familje prej të cilave ka kaluar në depresion. Gjithçka ka nisur pas një kërkese të bashkëshortes për ti dhënë fund martesës së tyre. Të afërm të viktimës pohojnë se prej pak kohësh bashkëshortja e 53-vjeçarit Luan Xhaxha i ka kërkuar divorcin këtij të fundit. Shoferi i Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka mundur të kapërcejë ndarjen nga gruaja dhe në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës është vetëvaruar në shtëpinë e tij.
Ngjajra
Ka jetuar për më shumë se 15 vjet me bashkëshorten e tij dhe ka kuptuar se nuk mund të vazhdojë jetën pa të. Kërkesa e bashkëshortes për ti dhënë fund martesës ka shtyrë një 53-vjeçar në kryeqyteti ti japë fund jetës. Luan Xhaxha i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij. Kanë qenë familjarët ato që kanë gjetur trupin e pajetë të 53-vjeçarit dhe më pas kanë lajmëruar dhe policinë. Ngjajra e rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtjes në rrugën “Sulejman Pasha”. Të afërm të viktimës dhe fqinjë të tyre pohojnë se prej pak kohësh çifti po kalonte një krizë, pasi bashkëshortja i kishte kërkuar të ndahen.
Policia
Uniformat blu të komisariatit Nr. 3 kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit, shofer në Ministrinë e Mbrojtjes. Blutë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjajres dhe pasi kanë kqyrur vendin e ngjares kanë mbledhur dhe të gjithë provat. Sipas hetime rrezulton se 53-vjeçari është vetëvarur. Më pas kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet që kanë çuar viktimën drejt vetëflijimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se grupi i hetimit ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por nuk ka arritur ende në një motiv të zyrtarizuar, i cili ka çuar drejt varjes 53-vjeçarin. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›