Vdesin katër burra nga korenti
Autori i Lajmit: red.
Kishin disa kohë që nuk kishin ujë në shtëpi, të cilin janë përpjekur ka xjerrin nga një pus. Por tentativa për të marrë ujë ju ka kushtuar jetën. Katër burra kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si rezultat i përfshirjes nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë Xhevahir Rebeshi, 55 vjeç nga fshati Hink i komunës Poshnje të Beratit, Xhevahir Bahaj dhe Agron Pepa që të dy 42-vjeçarë dhe Hekuran Hekurani, 50 vjeç. Që të tre këta të fundit janë banorë të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur dje herët në mëngjes në fshatin Hink, komuna Poshnje, e rrethit të Beratit. Ndërsa shkak i tragjedisë ka qenë përfshirja nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Tre burrat nga Lushnja ishin mbledhur në banesën e Xhevahir Rebeshit dhe po përpiqeshin të hapnin një pus për të nxjerrë ujë të pijshëm. Në momentet që ata ishin duke e hapur këtë pus, një tub i gjatë me të cilin bënin thellimin e tij, u përfshi nga telat e shtyllës së tensionit të lartë të energjisë elektrike, duke i shkaktuar përçim fatal të rrymës. Në pak çaste katër burrat kanë gjetur vdekjen. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe një ekip i ndihmës së shpejtë por asgjë nuk kishte më vlerë.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008