E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka fakte për manipulime në zgjedhje, rezultati përfundimtar është shumë korrekt”

Konfirmon kreu i KQZ-së Arben Ristani

TIRANE – Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka deklaruar se nuk ka pasur manipulime në zgjedhjet e 28 qershorit. Ristani ka deklaruar gjithashtu se nuk ka fakte për manipulime dhe se rinumërimi ka qenë i saktë dhe rezultati është shumë korrekt.
Ristani theksoi gjithashtu se, “në të gjitha rrethet grupet e numërimit kanë qenë mbi partizane dhe forcat politike kanë pasur vëzhguesit të tyre dhe nuk ka pasur ankesa nga këta njerëz për numërimin e votave”.
Më tej shtoi se kërkesa e PS-së për rinumërimin e votave është e pabazuar në një shënim të vetëm që të rezultonte për një shkelje të vetme.
Duke vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR-it si progresist dhe duke i quajtur rekomandimet si teknike të cilat nuk cenojnë thelbin e procesit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksoi se, “vlerësimi që i bëhet KQZ-së në raport si institucion transparent dhe që ka punuar me profesionalizëm e bën këtë institucion të motivohet për zgjedhje në të ardhmen edhe më të mira”.
Megjithatë edhe pse raporti ishte progresist Ristani theksoi se disa nga problemet që u hasën ishin për shkak të listave shumë emërore të partive politike që shkelën afatet, komisionerët nuk u trajtuan në kohë, procesi i numërimit u vonua dhe u bllokua, por sipas tij e rëndësishme është se tashmë jemi në kushtet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›