Nuk ka integrim të Maqedonisë në BE, pa zgjidhur çështjen e emrit

Zgjidhja e kontestit të emrit mbetet kusht kryesor për përparimin e Maqedonisë në eurointegrimet edhe gjatë kohës së kryesimit të Danimarkës me Bashkimin Evropian ka deklaruar ambasadori danez në Greqi, Tom Noring.
Duke i prezantuar prioritetet e vendit të tij gjatë periudhës gjashtëmujore të kryesimit të BE-së, ai sqaroi se Danimarka e mbështet procesin e zgjerimit duke theksuar se vendet kandidate duhet patjetër tii përmbushin kriteret dhe kushtet e vendosura nga BE.
“Nuk ekziston hyrje nga dera e pasme. Fillimisht duhet patjetër të zgjidhet çështja me emrin. I inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme në kuadër të procesit që udhëhiqet nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara”, citon Zhurnal fjalët e Noring.