E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari rikthen panikun e sulmeve ne SHBA

Një 25-vjeçar nga Kosova me shtetësi amerikane është arrestuar nga policia e Floridas. Sami Osmakac akuzohet se po planifikonte sulm terrorist . Ai mendohet se po përpiqej të përdorte mjete shpërthyese dhe armë zjarri për të sulmuar bizneset dhe objekte të tjera në shtetin Florida. Sami Osmakac me origjinë nga Kosova që kishte marrë nënshtetësinë amerikane, u arrestua në Tampa të Floridës, pas hetimeve një mujore.
I riu emigrant nga Konteja Pinellas në Florida, sipas raporteve në media, kishte ndërmend të godiste zona të mbushura me njerëz dhe për të çuar deri në fund planin e tij do të përdorte një auto-bombë, mitralozë dhe lëndë të ndryshme shpërthyese.
Të njëjtat raporte tregojnë se Osmakac ka blerë eksplozivë dhe armë nga një agjent i fshehtë i FBI-së, pa e ditur se ato ishin modifikuar në mënyrë të tillë që të mos funksiononin. 25 vjecari, ish-banor i Kosovës i kishte kërkuar një muaj më parë agjentit në fjale një Kallashnikov e 10 granata dore. Arrestimi i tij u krye të shtunën, ndërsa e hëna ishte dita e paraqitjes në gjykatë. Pak pas prangosjes, Osmakac shpjegoi motivet që e shtynë drejt një komploti të tillë. Gjaku mysliman është më i vlefshëm se i atyre që nuk besojnë në islam, ka rrëfyer shkurt ai, duke shtuar se kërkonte shpagim për të gjithë padrejtësitë e bëra ndaj myslimanëve.Të gjithë do të vdesim një ditë, ndaj pse të mos vdesim sipas mënyrës myslimane. Nëse shpallet fajtor, Osmakac mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me 250.000 dollarë gjobë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›