E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA jep doreheqjen shefi i kabinetit te Obames

Shefi i kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama, ka dhënë dorëheqjen nga detyra të cilën e kishte marrë vetëm një vit më parë, më 13 janar 2011. Bill Daley thuhet nga burime të brendshme të Shtëpisë së Bardhë, e ka marrë këtë vendim, pasi nuk ka mundur të ambjentohet me rrethin e ngushtë të këshilltarëve të presidentit.
"Javën e kaluar shefi im i Shtabit Bill Daley më informoi se, pasi kaloi kohë me familjen e tij duke reflektuar, ai vendosi se ishte koha për të lënë Uashingtonin dhe për t'u kthyer në qytetin tonë të dashur Çikago. Natyrisht kjo nuk ishte e lehtë për t’u dëgjuar dhe unë nuk e pranova menjëherë vendimin e Bill. Në fakt, i kërkova të merrte disa ditë për t'u siguruar që ai ishte i sigurt për vendimin e tij . Bill më tha se ai donte të shpenzonte më shumë kohë me familjen e tij, veçanërisht me nipërit e mbesat, dhe ai e ndjeu se ishte vendim i drejtë. Një nga gjërat që e bëri më të lehtë ishte puna e jashtëzakonshme që është bërë prej tij. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm” - tha Obama.
Në vend të tij, Obama ka emëruar si shefin e ri të kabinetit, Jacob Leë, i cili deri tani mbante pozicionin e shefit të zyrës së Bilancit në Shtëpinë e Bardhë. Leë, ka marrëdhënie të forta me ligjvënësit. Ai ishte i dobishëm në negocimin e bisedimeve per borxhin me republikanët verën e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›