Nuk ka krizë

Express: Zoti Haziri, a ka ndonjë ndryshim në raportet mes partnerëve të koalicionit pas ndërhyrjeve që ka bërë EULEX’i në Ministrinë e Transportit?
L. Haziri: Realisht në raportin e koalicionit për qeverisje nuk ka ndryshime. Ky mandat nën udhëheqjen e Kryeministrit Hashim Thaçi që ka ardhur si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2007, është koalicion i qeverisjes së rëndë. Ajo që unë kam thënë në fillim, koalicion kuq e zi, për interes të shtetit, për interes të stabilitetit, për interes të vendit. Janë bërë dy parti që përfaqësojnë dy dekada të zhvillimeve politike në Kosovë. Është ajo e rezistencës paqësore dhe e rezistencës së armatosur. Natyrisht, për të arritur pikën kulminante, jo vetëm të shpalljes së pavarësisë, por edhe të ndërtimit të vendit. Natyrisht se gjatë kësaj periudhe unë kam thënë që koalicioni Guns N' Roses e ka simbolin jo vetëm negativ, por edhe pozitiv sepse kjo përfaqëson dy dekada të asaj që është arritur rezultati. Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë më shumë me mandatin e EULEX’it në Kosovë, i cili në koordinim me institucionet e Kosovës ndërmerr veprime, pavarësisht se në raport me ku, ka të bëjë me vendosjen e ligjit. LDK’ja nuk e ka shqyrtuar apo rishqyrtuar pozitën e vet në këtë raport. Ne kemi pasur një mendim ndryshe që ka dalë nga ana e Kryetarit të Prishtinës, profesor Isa Mustafa, por konfirmimi i kësaj qeverisje ka ndodhë më 20 nëntor, të vitit 2009, ku ne kemi dalë si Kryesi e LDK’së me deklaratë të përbashkët për ta konfirmuar qëndrimin tonë të përbashkët. Momenti kur është thënë kjo, ka qenë mes dy raundeve zgjedhore dhe as atëherë LDK nuk e ka parë interesin e ngushtë të zgjedhjeve lokale.
Express: Megjithatë gjatë dy javëve të fundit ka pasur thirrje edhe nga opozita për përfundim të këtij koalicioni, por edhe siç e përmendët ju nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar që LDK të dalë nga koalicioni?
L. Haziri: Po e konfirmoj edhe njëherë se ka qenë një mendim ndryshe. Mendimi ndryshe në LDK kuptohet si mendim ndryshe. Nuk është kuptuar asnjëherë si thirrje që duhet domosdoshmërish të shihet nevoja e shqyrtimit të koalicionit sepse ajo është shqyrtuar në një periudhë kohore që e përmenda (gjatë zgjedhjeve 2009). Ky mendim ndryshe respektohet si mendim ndryshe, i një zëri të LDK’së. Isa Mustafa nuk mund të thirret në asnjë mënyrë ndryshe pos si një autoritet i respektuar i LDK’së, i cili bartë edhe detyra edhe funksione institucionale. Por, vendimin për koalicione e merr udhëheqja e LDK’së, Kryesia apo Këshilli i Përgjithshëm nëse ka nevojë në raste të tilla. Nuk do të doja në asnjë mënyrë ta shohë ndryshe. Ju siguroj edhe publikun edhe ju se ka të bëjë me një mendim ndryshe të paraqitur. Koalicioni nuk është vetëm qeverisës. Koalicioni për shtetin është edhe roli i Presidentit, edhe roli i Qeverisë edhe shumë vendime tjera të përbashkëta që kanë marrë partnerët e koalicionit. Kryesia e LDK’së dhe Kryesia e PDK’së, në kuadër të zhvillimit të partneritetit qeverisës kanë marrë jashtëzakonisht vendime të vështira për vendin. Por, edhe kanë mbushtë zbrazësinë institucionale, kanë krijuar institucione të përbashkëta, kanë emëruar organe të përbashkëta, kanë themeluar misione të rëndësishme, qoftë ai diplomatik, konsullor, shërbimin inteligjent të vendit dhe shumë institucione që në këtë rrafsh shihet si punë e përbashkët dhe si angazhim i përbashkët për ta ndërtuar shtetin.
Express: Dhe ju mendoni se ky koalicion do të mund të qeverisë deri në fund të mandatit?
L. Haziri: Natyrisht ne nuk kemi hyrë me kalendar në këtë koalicion. Kemi hyrë me mandat dhe LDK’ja nuk e sheh rolin e vet kalendarik në këtë pjesë. Duhet të hiqen dilemat se ne jemi aty për të shfrytëzuar momente politike. Absolutisht, ne jemi aty për të ndërtuar shtetin. Përderisa ka nevojë për ta ndërtuar shtetin ne do të kemi rol pozitiv. Roli ynë ka për të mbetur ekskluzivisht pozitiv në ndërtimin e vendit dhe në ndërtimin e partneritetit. Nëse në rrethana tjera vlerësohet si pasojë qoftë ajo e zhvillimeve të brendshme, apo si pasojë e rezultatit të ardhshëm zgjedhor, është çështje që vendosin prapë partitë politike sepse LDK’ja dhe PDK’ja janë dy parti të ndryshme me programe, me strukturë dhe me gjithçka ndryshe. Në të njëjtën kohë është edhe rivaliteti dhe konkurrenca nesër është në shpatullat e këtyre dy partive. Natyrisht që edhe parti tjera ka në skenën politike, por nuk mund ta kenë peshën dhe rolin konkurrues çfarë e ka LDK’ja dhe PDK’ja.
Express: Prej opozitës ka pasur vlerësime se duhet të krijohet një Qeveri teknike deri në zgjedhje?
L. Haziri: Kosova nuk është në atë situatë për të rrëshqitur drejt qeverisjeve të krizës, qeveri teknike apo qeveri të shpëtimit. Ato janë qeveri që pjellin kur ka kriza parlamentare apo institucionale. Me vet faktin se nuk ka krizë parlamentare e institucionale, e as krizë mes partnerëve nuk është në asnjë plan qeverisja pa mandate politike.
Express: Kryeprokurori i EULEX’it ka paralajmëruar se ka edhe raste tjera që po hetohen dhe do të hetohen. A nuk mund të quhet krizë institucionale kur hetohen institucione shtetërore?
L. Haziri: Hetimet e EULEX’it përfshijnë periudhën dhjetëvjeçare. Në këtë periudhë dhjetëvjeçare të gjitha partitë politike kanë qenë në Qeveri. Bile edhe ata që kanë dalë prej LDK’së dhe ata që kanë dalë si individë prej PDK’së nëse kanë qenë në qeverisje janë pjesë e këtij procesi politik. Këtu nuk përjashtohet asnjë grupim politik jashtë asaj që quhet pistë e hetimeve për vendosjen e ligjit në Kosovë apo pistë e hetimeve për ata që kanë abuzuar me ligjin në Kosovë. Nuk duhet me e pa procesin individualisht, as në grupim, as nuk duhet me e ngjyrosë, por duhet me e pa si pjesë e procesit të cilin Kosova ka për ta kaluar. Mos harroni se në Kroaci është arrestuar zëvendëskryeministri, në Maqedoni është dënuar ish-kryeministri dhe ka pasur jashtëzakonisht zhvillime tjera. Nuk dua të them se në Kosovë është rangu i ulët, është jashtëzakonisht rangu i lartë, është i ndjeshëm dhe prekë autoritete politike që kanë vulën e punës së vet në Kosovë. Derisa gjyqi nuk e jep fjalën e vet, nuk ka fajtorë. Natyrisht që ndihemi të hendikepuar, ndihemi të prekur në këtë rast, por kur flet ligji, të tjerët duhet të heshtin. Dhe natyrisht ajo që unë kërkojë sikurse të gjithë në Kosovë është se mandati i EULEX’it i thirrur në Kosovë si mandat kushtetues kërkon që ai të koordinojë punën me institucionet e Kosovës. Është i detyrueshëm të koordinohet edhe me organet e Kosovës, me autoritetet më të larta vendore. Jo me pas ndërhyrje, por natyrisht, menaxhimi i krejt kësaj situate të bëhet me ne, të bëhet me Presidentin, Kryeministrin, me Kryetarin e Kuvendit, me Kryetarin e Gjykatës Supreme, me Kryeprokurorin e Kosovës dhe ata nuk duhet me i pa këta si jashtë mandateve sepse mandati i EULEX’it është i qartë. Është këtu për të ndihmuar procesin, nuk është këtu për të udhëhequr. Nëse është për të ndihmuar këtu, ai fjalën e vet e ka në këtë proces natyrisht, por, në të njëjtën kohë është i thirrur për ta koordinuar aktivitetin.
Express: Kryeministri Thaçi ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar kur ka ndodhur ndërhyrja e EULEX’it në Ministrinë e Transportit, ndërsa ju po thoni se duhet të ketë koordinim?
L. Haziri: Mu për këtë arsye unë po them, për shkak të mos njoftimit. Duhet të ketë njoftim, duhet të ketë koordinim. Natyrisht që prokuroria nuk troket në derë për të të thënë bëhu gati se po hetohesh. Por Kryeministri është autoritet i cili di ta ruajë fjalën dhe sekretin publik dhe di me qenë pjesë e institucioneve të Kosovës. Është një përvojë e keqe në Kosovë. Edhe administrata e kaluar e UNMIK’ut, në faza të caktuara është sjellë në mënyrë të njëjtë, duke mos i njoftuar dhe duke mos i koordinuar disa nga veprimet me institucionet e Kosovës. Edhe më herët ne kemi qenë pjesë e qeverisjes dhe e dimë në situata të rënda, qoftë ajo e dërgimit të njerëzve në Hagë për dyshime që dolën të pavërteta, qoftë ajo e burgosjeve brenda që kanë ndodhë. Ajo që vlen me përmend si sjellje e mirë është shefi i UNMIK’ut Soren Jessen Peterssen. Ai ka qenë ndër të vetmit në administratën e UNMIK’ut i cili ka koordinuar, ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me Qeverinë. Tekefundit, Kryeministri është për t’i shërbyer vendit dhe është autoriteti më i lartë ekzekutiv në qeverisje. Nëse njëri nga ministrat e tij ka problem me ligjin ai është autoriteti i parë që duhet të njoftohet dhe duhet të ndërmerr veprime konform kësaj. Në këtë rast, nuk ka qenë i informuar askush dhe natyrisht siç thotë populli “kur pikë si prej qiellit” befasohet secili, secili ndjehet i anashkaluar, dhe secili ndjehet i prekur.
Express: A ka unitet në Kryesinë e LDK’së që të vazhdoni koalicionin deri në fund?
L.Haziri: Po e konfirmojë edhe një herë sepse unë jam nënkryetar i LDK’së dhe jam pjesë e aktive e vendimmarrjes, konsultimeve dhe angazhimeve konkrete sa i përket LDK’së. Në shumicën e rasteve, për vendime të vështira, ku bëjnë pjesë edhe vendimet e dhimbshme LDK merr qëndrim me konsensus. Askush nuk përjashtohet dhe të gjithë janë pjesë e debateve dhe pjesë e vendimit pozitiv. Në shumë pak raste LDK ka marrë vendime me shumicë votash e jo me konsensus. Për shembull, për koalicionin LDK-PDK. Por, gjatë këtyre dy vjet të qeverisjes me PDK’në të gjitha vendimet kanë qenë konsensuale. Emërimi i ministrave të rinj, në janar të vitit 2008 nga ana e Kryeministrit. Ndryshimet në qeveri para gjashtë javësh kanë qenë vendime konsensuale. Mendime dhe zëra ndryshe ka pasur dhe do të ketë, por në fund, njerëzit votojnë dhe mbështesin arsyen dhe nevojë që ka LDK’ja. Nëse duhet me dhanë një kontribut edhe me çmim të sakrificës politike, nëse e quajmë ashtu, LDK ka qenë gjithmonë e gatshme ta bëjë këtë në interes të shtetit. Kështu që, nuk ka relacion tjetër në këtë angazhim.
Express: Nga Partia juaj ka zyrtarë që vlerësojnë se ju keni bërë gabim që keni hyrë në Qeveri.
L.Haziri: Po, ka zëra të tillë. Ka edhe kolegë që ma kanë thënë këtë. Shumica e tyre mendojnë se roli im në këtë kabinet devalvon rolin tim politik që unë e kam pasur në parlament si udhëheqës i Grupit Parlamentar apo si Nënkryetar i LDK’së. Njerëzit duhet të hyjnë në qeverisje atëherë kur duhet dhe kur janë të nevojshëm. Nuk ka vlerësim më të drejtë se kur është thënë se LDK është pjesë e qeverisjes dhe vazhdon koalicionin me PDK’në. Në situatën nëpër të cilën por kalojmë tash, të hezitosh për të hyrë në qeveri, të rrish anash dhe të shikosh se si po zhvillohen gjërat, këtë absolutisht jo. Ky Kabinet qeveritar është forcuar, në kuptimin politik. I ka brenda dy ish-Kryeministra që përfaqësojnë jashtëzakonisht mirë qeverisjen në Kosovë. Edhe unë si ish- Zëvendëskryeministër në periudhën 2004-2007. Ne dëshirojmë që partnerët e koalicionit, dy parti me kapacitetet më të mira, më të plota dhe më të përgjegjshme, të jenë të angazhuara në realizimin e agjendës politike të Kosovës. Unë rolin tim në këtë ekip e kam parë si një rol pozitiv, të nevojshëm, dhe kam dashur që pa asnjë hezitim, duke mos dëgjuar zërat tjerë, me qenë pjesë e këtij Kabineti, i cili për shumëçka do të mbahet mend, sepse ky vend përveç që e përballojë situatën e pas-statusit, kjo qeveri besoj që ka kapacitete për të zhvilluar vendin, dhe për ta zhvilluar mirë.
Express: Zoti Haziri, keni marrë pjesë në shumë negociata për statusin e Kosovës, a mund të shihet hyrja juaj në Qeveri për shkak të bisedimeve për çështje teknike, ku një nga temat thuhet se është trashëgimia religjioze ortodokse?
L. Haziri: Arsyeja kryesore është agjenda e brendshme e Kosovës, problemet e shtëpisë. Në çdo nivel që kërkohet nga unë, jam i gatshëm të përfaqësojë interesin e vendit në mënyrën më të drejtë, dhe më të mirë të mundshme. Procesi i bisedimeve për status nën mandatin e Ekipit të Unitetit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë politikisht. Por ne e kemi fituar rastin dhe kemi arritur të bindim botën. Edhe shpallja e koordinuar e Deklaratës së Pavarësisë është tregues se Ekipi i Unitetit dhe ekipet tjera negociatore kanë arritur rezultat. Gjithçka që mund të quhet zbrazëtirë apo problem në Kosovë, i cili mund të zgjidhet në nivel teknik apo politik, natyrisht që nën autoritetin e Presidentit dhe të Kryeministrit, por edhe të Kryeparlamentarit dhe Parlamentit në tërësi mund të bëhet. Unë nuk mund të paragjykojë se do të ketë bisedime. Po flitet dhe po thuhet se Kosova ka nevojë t’i zgjidhë problemet teknike me Serbinë. Natyrisht se Kosova është deklaruar prej 17 shkurti, 2008, se është e gatshme që të gjitha problemet e hapura me Serbinë t’i zgjidhë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Sepse, jo vetëm që jeton një komunitet i vogël i serbëve në Kosovë, jo vetëm që ka një prezencë të problemeve të hapura me Serbinë, qoftë e strukturave paralele, krimit të organizuar që bartet prej Serbisë në Kosovë, qoftë ajo e Kishës Ortodokse serbe, gjithçka që ka të bëjë me normalizimin dhe me zgjidhjen e problemeve, pranimi i tabelave të veturave, i lejeve të vozitjeve, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, dhe çështje tjera që janë të hapura duhet të zgjidhen. Por, hyrja ime në Qeveri nuk lidhet me atë agjendë.
Express: A ka ngecur emërimi i zëvendësministrave për shkak të hetimeve. LDK i ka dorëzuar vetëm dy emra për zëvendësministra. Kur do të përfundojë ky proces?
L. Haziri: Ne do t’i dorëzojmë të gjithë emrat te Kryeministri, që kanë të bëjnë me pozitat e zëvendësministrave. Resorët janë ndarë. Emrat kryesisht janë harmonizuar. Ka edhe pak nevojë që të koordinohemi mes veti në mënyrë që të gjithë emrat që shkojnë atje të emërohen dhe të plotësohen pozitat e zëvendësministrave. Nuk ka probleme tjera. Nuk lidhet me procesin e hetimeve. Lidhet më shumë me procesin e ndërtimit të qeverisjes së mirë dhe sjelljes së njerëzve me kapacitete të mira në mënyrë që të ndihmohet puna e ministrave të caktuar, në portofola të caktuar.
Express: Kur do të nisë procesi zgjedhor në LDK?
L. Haziri: Ne jemi duke përgatitur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Mbledhja e parë do të merret me analizën e zgjedhjeve lokale. Unë e kam dërguar një dokument në Kryesinë e LDK’së dhe është debatuar. I janë dhënë impute të reja. Po bëhet përgatitja e të gjitha dokumenteve dhe organeve që do të merren me procesin e brendshëm zgjedhor. Mbledhja e Dytë e Këshillit të Përgjithshëm do të merret me përgatitjen e agjendës zgjedhore. Ne po bëhemi gati në vjeshtë të fillojmë dhe të zbatojmë agjendën zgjedhore në mënyrë që në vjeshtën e vonshme të mblidhet Kuvendi dhe të zgjedhë liderin e partisë nga i cili pritet të dalë lidershipi dhe udhëheqja e re. LDK po punon me kujdes që pjesën e reformave ta zbatojë gjatë zgjedhjeve. Është moment i mirë politik që ne të vendosim kritere sepse kriteret e reformojnë LDK’në në nivelin strukturor. Pastaj reformim në nivelin programor duke ruajtur profilin tonë politikë të qendrës së djathtë – atë që ne e quajmë rugovizëm, apo ideologji rugoviste. Por, shkallën e tretë e prekë edhe reforma në lidership, në udhëheqje, në mënyrën e vendimmarrjes dhe gjithçka që duhet ta ketë një parti politike e cila e ka definuar vizionin e vet. Vizioni ynë në këtë dekadë është Kosova evropiane, LDK’ja evropiane për një Kosovë evropiane. Kjo agjendë me të cilën po hyjmë në këtë dekadë besojmë që do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm që të absorbojmë edhe kuadro të reja, edhe mendje të freskëta, të edukuara dhe grupe të teknokratëve që do të jenë pjesë e përgatitjeve për t’u profilizuar politikisht, për të hyrë në LDK, dhe gradualisht për të marrë rol. Dy dekada të LDK’së na kanë mësuar që kur ke vizion të qartë, kur ke agjendë të qartë dhe kur ke përkushtim të ndërtuar në rrugë politike arrihet qëllimi politik. Qëllimi politik për lirinë dhe pavarësinë e vendit është arritur. Tani për agjendën evropiane, për proceset Euroatlantike dhe për zhvillimin e demokracisë mbetet hapi tjetër që Kosova duhet ta realizojë. Është një mundësi e artë që LDK të bëjë zgjedhje të suksesshme dhe një proces i këtillë LDK’së i garanton t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme apo të kthehet në skenën politike si partia kryesore në vend.