Rasti Iran

Beteja e fjalëve mes Liderit të AKR’së dhe Presidentit të Kosovës po vazhdon, duke nxjerrë në dritë ngjarje të reja dhe interpretime të ndryshme.
Një ditë pasi që Behgjet Pacolli kishte bërë publike një telefonatë me Fatmir Sejdiun, në të cilën, sipas tij, Shefi i Shtetit ka kërkuar që emri i tij të mos përdorej në takime me diplomatë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, tema është thelluar edhe më tej me emra konkretë.
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, është personazhi kryesor i ngatërresës së fundit mes dy liderëve politikë kosovarë.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka reaguar të dielën dhe ka dhënë versionin e tij të rrëfimit për “Rastin Iran”.
“Para disa ditësh, Presidenti Sejdiu ka marrë informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe rrjeti diplomatik i saj, se një Ambasadë e Iranit ka kërkuar sqarime lidhur me ‘letrën e Z. Pacolli për Presidentin e Iranit, Z. Ahmadinejad’. Sipas këtyre informacioneve zyrtare që i janë përcjellë Presidentit Sejdiu, Ambasada e Iranit ka insistuar të dijë se a paraqet kjo letër qëndrim zyrtar të Presidentit Sejdiu dhe a është kjo Ambasadë në dijeni për këtë adresim”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentit.
Më tej, aty pohohet se Presidenti Sejdiu, duke mos pasur asnjë informacion të mëhershëm për këtë adresim të Liderit të AKR’së dhe për përmbajtjen e tij, e ka kontaktuar atë për të kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje.
“Prandaj, janë tërësisht të pavërteta pohimet se kinse Presidenti Sejdiu e paska fyer Z. Pacolli”.
Lideri i AKR’së ka insistuar edhe të dielën se Shefi i Shtetit i ka telefonuar për të kërkuar sqarime lidhur me një takim në “Ambasadën e Iranit në Washington”, si dhe për t’ia tërhequr vërejtjen që të mos thirret në emrin e rij në takime me diplomatë, ndërsa fare nuk është përmendur Ahmadinejad.
Në reagimin e Zyrës së Presidentit përmendet vetëm Ambasada Iraniane, por jo edhe vendi ku ndodhet ajo. Njësoj siç nuk tregohet se cilën Ambasadë të Kosovës e ka kontaktuar Ambasada Iraniane.
Tash, sipas Pacollit, tema po ndërrohet qëllimisht.
“Edhe nëse i kam dërguar letër Ahmadinejad’it, nuk i kam dërguar në emër të Presidentit Sejdiu dhe në emër të asnjë diplomati kosovar. Këtë e konfirmoj me fakte dhe moralisht”, ka thënë Behgjet Pacolli, të dielën, për Express.
Ai ka thënë se Ahmadineajed’in e njeh prej kur ka punuar në Iran, kur ai ishte Kryetar i Teheranit.
Pacolli nuk hedh poshtë mundësinë që i ka kërkuar takim Presidentit të Iranit.
“Është absolutisht e mundur që unë kam kërkuar takim me Presidentin Ahmadineajed, për njohjen e Kosovës”, ka thënë ai.
Lideri i AKR’së ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës të mos e ndërroje temën e “telefonatës kërcënuese”, por të qëndrojë tek akuza për takim në “Ambasadën e Iranit në Washington” – e cila nuk ekziston.
“Telefonata e tij më ka ardhur në Zvicër. Është telefonatë që e kanë dëgjuar edhe persona të tjerë në zyrën time. Është shumë e vërtetë se Presidenti Fatmir Sejdiu mua më akuzon me ton komandues, duke thënë se kam qenë në Ambasadën e Iranit në Washington dhe jam thirrur në emrin e tij. Në këtë telefonatë, nuk është përmendur fare Ahmadinejad”, ka insistuar Pacolli.
Lideri i AKR’së ka shprehur habinë e tij pse Presidenti Sejdiu nuk ka reaguar deri më tash, ndërkohë që i ka marrë dy letra nga ai, njërën prej të cilave e ka pranuar ditën kur është bërë biseda telefonike.
“Kjo është absurde. Tash mundohen ta deformojnë të vërtetën, vetëm pasi që Express ka publikuar informatën”, thotë Pacolli.
Në anën tjetër, në reagimin e Zyrës së Presidentit është ritheksuar qëndrimin i Presidentit Sejdiu se asnjë politikani, deputeti ose zyrtari tjetër të Kosovës nuk i mohohet e drejta për të lobuar për njohje të reja.
Por, aty, po ashtu, theksohet një tërheqje e vërejtjes.
“Mirëpo, askush nuk mund të thirret në emrin e Presidentit, pa u konsultuar fare me të”, thuhet në këtë deklaratë.
Lideri i AKR’së ka pohuar se ndihet i fyer nga komentet e Presidentit, derisa ka konfirmuar se kurrë nuk është takuar me zyrtarë iranianë, e për më tepër ky shtet nuk ka as Ambasadë në SHBA.
Ai ka sqaruar se përpos letrës së parë që ka dërguar në adresë Sejdiut për sqarime, ka dërguar edhe letrën e dytë ku ka kërkuar nga Kryetari i Kosovës t’i kthejë përgjigjeje.
Për më tepër, ka thënë se nëse nuk merr përgjigjeje nga Sejdiu, atëherë këtë çështje do ta dërgojë në Kuvend.
“Besoj se Presidenti do të më kthejë përgjigjeje, por nëse nuk e bën një hapë të tillë, unë do t’i drejtohem Parlamentit dhe do të kërkoj sqarime nga aty”, ka thënë Pacolli.