E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton në albumin e Richards?

Kitaristi i grupit The Rolling Stones, Keith Richrads, pritet që në albumin e ri të jetë nikoqir i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 10:49

Kohë më parë u njoftua se Mick Jagger formoi një super-grup të ri, bashkë me djalin e Bob Marley dhe me Josh Stone, ndërkohë që tani duket se edhe kitaristi, Keith Richard, do të niset hapave të tij. Kjo, ngase duket se ky i fundit në albumin tij të ri do të angazhojë si bashkëpunëtor hiç më pak se ish-presidentin e dikurshëm amerikan, Bill Clinton.

Richards u takua para pak kohësh me Clinton, për të biseduar me të lidhur me bashkëpunimin eventual në solo albumin e ri të tij, dhe, megjithëse nuk deshi të zbulonte detaje, për mediat britanike tha se “me Billin biseduam për saksofona”.

Tabloidi britanik ‘The Sun’, ndërkohë, publikoi lajmin se Bill Clinton do të duhej që të ketë një pjesë të tij muzikore në njërën nga këngët e reja të kitaristit të grupit The Rolling Stones.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›