E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole bisedon me pesë klube

Mbrojtësi i djathtë Ashley Cole është i gatshëm të fillojë bisedimet me pesë klube të interesuara për shërbimet e tij, nëse deri në janar nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Chelsean.

Sipas medieve angleze, Cole, 31 vjeç shpreson që pronari i klubit, Roman Abramovich do të bindet të ndryshojë politikën e tij të ofrimit të kontratave njëvjeçare për futbollistët mbi 30 vjeç, pas propozimit të parë të refuzuar nga reprezentuesi anglez.

Në rast se nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në Stamford Bridge, Cole do të fillojë negociatat me klubet e interesuara që thuhet se janë pesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›