Nuk ka takim Thaçi-Obama
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nuk pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pasi nuk është në axhendën e Shtëpisë së Bardhë.
Kryeministri po qëndron për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar dje me sekretaren e shtetit Hillary Clinton, ndërsa ka zhvilluar një takim me ish-sekretaren Medelin Allbraight, ndërkohë në orët e mbrëmjes sipas orës tonë lokale ai ka takuar edhe zëvendëspresidentin, Joe Biden.
Sipas mediave kosovare edhe pse është pritur që të zhvillohet një takim mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit, Hashim Thaçi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ndërkohe edhe ne njoftimin e Zyrës se Kryeministrit, pas takimin me Biden nuk është paralajmeruar takimi me Obaman.
"Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, z. John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit", thuhet ne njoftim.