Zvicër, protestë paqësore kundër dhunës në Maqedoni

Në Bern të Zvicrës më 16 prill 2012 do të mbahet protestë gjithpopullore e organizuar nga mërgata shqiptare me moton "Kundër dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni".
Protesta është paralajmëruar përmes disa organizatave të mërgatës në Zvicër, ndërsa propagandimi i saj po bëhet ditëve të fundit kryesisht përmes rrjeteve sociale të internetit.
"Stop diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni, Stop bastardimit të gjuhës Shqipe, Stop vrasjeve policore, Ndalo dhunën ndaj Shqiptarëve", theksohet në materialin informativ të organizatorëve të protestës. Kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur javën e kaluar nga mërgata në Bruksel.