E Diel, 1 Nëntor 2026

ShBA Ushtria urdheron nisjen e gjyqit ushtarak te te dyshuarve si militante te al-Kaides

Ushtria amerikane dha urdher zyrtarisht per gjyqin ushtarak te pese personave te dyshuar si militante te al-Kaides te cilet besohet se planifikuan sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 kunder Shteteve te Bashkuara qe lane rreth 3000 te vrare.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se te pandehurit do te dalin ne gjyq brenda 30 ditesh. Gjyqi do te zhvillohet ne bazen amerikane te marines ne Gjirin Guantanamo te Kubes.

Zyrtaret e Pentagonit thane permes nje deklarate se personi qe ka thene se organizoi sulmet e 11 shtatorit Khalid Sheikh Mohammed dhe kater bashkepunetore te tij jane akuzuar per terrorizem rrembim avionesh komplotim vrasje dhe akte te tjera. Ata mund te denohen me vdekje nese gjenden fajtore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›