Më në fund, Malta lejon shkurorëzimin
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 15:00
Pas shumë vitesh, Malta këtë javë mori një vendim historik. Shteti i krishterë, që deri të hënën nuk lejonte shkurorëzimin, ka votuar pro tij.
Vetë presidenti, George Abela, e aprovoi ligjin, ndërkohë që kryeministri i vendit votoi kundër.
Deri të martën, maltezëve i duhej të udhëtonin drejt një vendi tjetër, për të marrë zyrtarisht shkurorëzimin.
Malta ishte i vetmi vend në Evropë që e kishte të ndaluar shkurorëzimin me ligj.
Çiftet që kërkonin të ndaheshin kalonin në shumë procedura komplekse, që lidheshin me kishën.
Procesi i ndarjes zgjaste deri në 9 vjet, ndaj shumica e çifteve ndaheshin në vendet fqinje.
Ishulli i Maltës ka një popullsi prej 410 mijë banorëve, prej të cilëve 95 për qind e tyre janë të krishterë.