Në Bullgari jetojnë 1.673 milionerë

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 14:30
Në Bullgari jetojnë 1.673 milionerë. Kjo bëhet e ditur nga dorëzimi i formularëve të tatimeve nga ana e bizneseve bullgare, ndërsa milionat llogariten sipas valutës kombëtare leva.
Mbi 1600 qytetarë bullgarë kanë rezultuar se disponojnë me të ardhura mbi një milion euro. Sipas gazetës bullgare “24 orë”, vitin e kaluar ishin regjistruar vetëm 28 qytetarë, ndërsa një vit më parë rreth 100 veta me të ardhura mbi 1 milion leva, apo në kundërvlerë 500 mijë euro.
Sipas analistëve ekonomik, rritja drastike e milionerëve në Bullgari ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike, pasi që shumica e biznesmenëve ishin të detyruar të shisnin biznesin e tyre dhe kapitalin e fituar ta lajmërojnë si të ardhur personale.