Nuk ka thertore bagetite priten ne rruge
Durresi vazhdon te kete probleme higjieno-sanitare lidhur me cilesine e mishit dhe me pikat ku ai tregtohet per shkak te mungeses se kushteve me minimale. Prej vitesh sherbimi kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga DBU-te ne bashki e komuna te cilet kane ne organike jo vetem veteriner por edhe punonjesit qe mbledhin taksat. Po tu hedhesh nje sy pikave dhe dyqaneve ku theret dhe tregtohet mishi konstaton se ato nuk kane as kushtet minimale te kryerjes se atij procesi qe ndikon direkt tek shendeti i njerezve. Durresi ka nje laborator te analizave per mishin bulmetin pijet ujin dhe produktet e tjera por vetem nje pjese e tregtareve te produkteve ushqimore dhe supermarketeve kane interes per te kryer ato analiza. Ne rruget dhe lagjet e Durresit mishi tregtohet ne kioska e dyqane te cilat jane te papershtatshme dhe nuk kontrollohen nga sherbimi veterinar i varur nga bashkia. Mungesa e ujit te pijshem ne lokale ku theren bagetite berja e therjeve te sforcuara per shkaqe te ndryshme mungesa e kontrollit veteriner dhe mosvulosja e mishit per konsum jane fenomene qe ndeshen cdo dite ne kete qytet me mbi 225 mije banore. Mishi dhe nenproduktet e tij shiten ne pluhur e balte ne diell e ne mjedise antihigjienike kurse qytetaret jane te detyruar ta konsumoje. Ne baze te ligjit dhe vendimeve nga Ministria e Mjedisit asnje therje normale nuk mund te realizohet nese nuk eshte kryer parakontrolli por kjo nuk ndodh ne asnje dyqan ku ai theret dhe tregtohet. Sipas deshmive te vete qytetareve edhe ne rastet kur mishi theret ne fshatra apo periferi transporti i tij behet me thase apo mbi karroceri e ne bagazhe. Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ne vitin 2008 ka projektuar investimet per ndertimin e 40 thertoreve moderne nderkohe qe u deklarua asokohe se kredia 10 milione euro do te ofrohej nga Banka Boterore. Durresi eshte nder rrethet me konsumin me te madh ne vend te mishit dhe peshkut. Statistikat tregojne se cdo vit ne Durres tregtohet deri 13 mije tone mish dhe se qytetari konsumon 20-25 kg mish dhe peshk. Nje treg i tille e ben urgjente nevojen e ngritjes se nje tregut bashkekohor nga bashkia te therjes se bagetive dhe te tregtimit te mishit. Nga ana e saj bashkia vetem sa ka percaktuar dhe afishuar tarifat e saj per leje sanitare-veterinare per miratim ndertimi thertore eshte 1 mije leke tarifa per thertoren ndersa per transportin e mishin me frigorifer bashkia perfiton 1500 leke ne cdo rast. Vec ketyre bashkia perfiton 50 leke per koke gjedhi e derri te therur dhe 20 leke per krere dhie e deleje. Nga ana tjeter ne baze edhe te vendimeve te ministrise se linjes pushteti lokal qe mbikeqyr kete lloj tregu shume te ndjeshem per shendetin e popullates detyrohet te beje kontrollin e bagetise para therjes perkundrejt detyrimit qe ka shitesi per 20-100 leke si tarife ndersa certifikata veterinare kushton nga 50 leke deri ne 1000 leke.